Lidhje

Biden vendim për t’u rritur pagën minimale kontraktorëve federalë


Presidenti Joe Biden pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që synon rritjen e pagës minimale, jo më pak se në 15 dollarë në orë, për ata persona që punojnë si kontraktorë për qeverinë federale.

Zyrtarët nuk dhanë ndonjë shifër të saktë se sa persona që punojnë si kontraktorë për qeverinë federale do të përfitonin nga kjo rritje, por thanë vetëm se bëhej fjalë për disa qindra mijëra.

Sipas një studimi të publikuar nga instituti Brookings rreth 5 milionë vetë punojnë me kontratë për qeverinë federale.

Rritja mund të jetë domethënëse për ata punonjës që paguhen aktualisht me 10.95 dollarë në orë. Kjo do të shënonte një rritje prej 37 për qindësh për ta, por që megjithatë sipas kushteve që parashikon urdhëri ekzekutiv do të bëhej gradualisht.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG