Lidhje

Rezultatet  e zgjedhjeve në Gjirokastër, Vlorë dhe Korçë


Rezultatet e zgjedhjeve në Gjirokastër, Vlorë dhe Korçë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:12 0:00

Rezultatet e zgjedhjeve në Gjirokastër, Vlorë dhe Korçë

Përfundimi i numërimit të votave në tre qarqet e Gjirokastrës ,Vlorës dhe Korcës u ka siguruar socialistëve të njëjtin numër mandatesh për deputetë si katër vite më parë. Po kështu edhe demokratët kanë ruajtur rezultatet e zgjedhjeve të viti 2017 në Vlorë dhe Gjirokastër dhe kanë fituar një mandat më shumë në Korçë. Ndërsa Lëvizja Socialsite për Integrim ka humbur në sejcilin qark nga një deputet. Në të tre qarqet vërehet një numër i madh votash të pavlefshme që shkon mbi 14 mijë.

Numërimi i votave përfundoi në Qarkun e Gjirokastrës me fitoren e tre mandateve nga socialistët dhe një mandati nga Partia Demokratike. Sipas të dhënave zyrtare në 207 qendrat e votimit të numëruara, Partia Socialiste mori 24.531 vota Partia Demokratike 13.971 dhe LSI 5778 pa arritur të fitojë një mandat. Ndër Partitë e vogla e katërta është renditur Partia Socialdemokrate me mbi 500 vota.

Në zgjedhjet e 2017 socialistët kishin fituar 3mandate, PD 1 dhe LSI, 1 por në këto zgjedhje qarku ka një mandat më pak për shkak të rënies së numrit të zgjedhësve. Në Qarkun e Vlorës Partia Socialiste me rreth 59 mije vota mori 8mandate, Partia Demokratike me 32.128 vota mori 4 mandate , ndërsa LSI me 6202 nuk arriti të fitojë mandatin e katër viteve më parë. Partia “Bindja Demokratike” me rreth 1700 vota u rendit e katërta në këtë qark. Edhe në zgjedhjet e 2017 socialistët kishin marrë në këtë qark 8mandate ndërsa Partia demokratike 3 dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Korçës fituese është shpallur Partia Socialiste me 60.542 vota , 6 mandate Partia Demokratike ka marrë 50479 vota që përllogariten në 5 mandate ndërsa LSI nuk ka marrë asnjë mandat .

LSI arriti të grumbullojë vetëm 8.488 vota në këtë qark nga mbi 19 mijë që kishte marrë zgjedhjet e katër viteve më parë. Socialistët në këtë qark kanë një rënie me rreth 2.000 vota në këto zgjedhje krahasuar me ato të viti 2017 ndërsa Partia Demokratike - "Aleanca per ndyshim" ka një rritje me mbi 8.000 vota.

Në zgjedhjet e 2017 Qarku i Korçës i kishte dhënë 6 mandate PS-së 4 mandate PD dhe 1 LSI-së. Në të tre qarqet u shnua një numër i lartë votash të pavlefshme rreth 14.400. Kështu në Vlorë, sipas KQZ janë evientur 4730, në Gjirokastër 2310, ndërsa në Korcë 7375.Në të tre qarqet ndikoi në praninë në zgjedhje moskthimi nga Greqia i disa mijëra emigrantëve shqiptarë ndërsa dita e votimit nuk shënoi incidente.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG