Lidhje

Zhvendosjet demografike dhe ndikimi në politikën e Shteteve të Bashkuara


Zhvendosjet demografike dhe ndikimi në politikën e Shtetet të Bashkuara
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:31 0:00

Zhvendosjet demografike në Shtetet e Bashkuara gjatë dhjetë viteve të fundit kanë çuar në një riorganizim të rëndësishëm të numrit të ligjvënësve që do të përfaqësojnë disa shtete. Steve Redisch i Zërit të Amerikës shpjegon ndikimin politik që do të ketë shtimi apo ulja e numrit të ligjvënësve në disa shtete amerikane.

Në bazë të numrit të banorëve, caktohet numri i ligjvënësve që dërgon secili nga 50 shtetet amerikane në Dhomën e Përfaqësuesve. Ky proces zhvillohet çdo dhjetë vite pas numërimit të popullsisë përmes Zyrës Amerikane për Regjistrimin e Popullsisë.

Shtatë shtete, Kalifornia, Illinoi, Miçigani, Ohajo, Virxhinia Perëndimore, Pensilvania dhe Nju Jorku, do të humbasin nga një vend në Dhomën e Përfaqësuesve.

Oregoni, Montana, Kolorado, Karolina e Veriut dhe Florida do të përfitojnë nga një vend në Kongres ndërsa Tekasi dy vende.

“Në këto shtete është rritur numri i popullsisë pasi njerëzit janë zhvendosur drejt tyre, duke shtuar edhe fuqinë dhe ndikimin e tyre politik gjatë shekullit të kaluar.”

Jacob Rubashkin është gazetar dhe analist me organizatën e pavarur “Inside Elections” që përgatit raporte analitike të politikës amerikane.

“Gjykata e Lartë ka vëndosur që zonat elektorale që përfaqësohen në Kongres duhet të kenë një numër sa më të barabartë banorësh brenda çdo shteti. Disa shtete luftojnë për të shtuar qoftë edhe një apo dy banorë për të shtuar një zonë elektorale”.

Ndryshimi i ndarjes së zonave elektorale bëhet sipas disa rregullave për të parandaluar krijimin e zonave që krijon avantazh për një parti të caktuar politike.

“Zonat elektorale duhet të jenë një territor i pandërprerë gjeografik. Një zonë nuk mund të fillojë në një pikë dhe të ndalojë e pastaj në mënyrë magjike të shfaqet në anën tjetër të shtetit. Vëmendje u kushtohet edhe pakicave që të kenë mundësi të përfaqësohen nga dikush nga komuniteti i tyre”, thotë zoti Rubashkin.

Legjislaturat shtetërore kanë fuqinë e ndryshimit të kufijve të zonave elektorale. Republikanët kontrollojnë shumicën e 50 legjislaturave, përfshirë tre shtete që përfitojnë vende në Kongres. Kjo u ka dhënë atyre shpresa për të fituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e vitit 2022.

“Pavarësisht fakteve që nxjerr në pah numërimi i popullatës për ndryshimin e zonave elektorale për zgjedhjet për Kongres, ende ka shumë të panjohura që mund të ndikojnë tek rezultati i zgjedhjeve të mesmandatit të vitit 2022”, thotë zoti Rubashkin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG