Lidhje

Gjermania godet rrjetin ndërkombëtar të pornografisë me fëmijë


Gjermania godet rrjetin ndërkombëtar të pornografisë me fëmijë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:20 0:00

Policia gjermane njoftoi se ka zbuluar një nga faqet më të mëdha të internetit në botë për pornografinë e fëmijëve me më shumë se 400,000 përdorues dhe arrestoi katër persona të lidhur me platformën.

Autoritetet thanë se platforma e quajtur Boystown ishte "një nga më të mëdhatë në botë për pornografinë e fëmijëve në internet" dhe kishte qenë aktive të paktën që nga qershori i vitit 2019.

"Falë hetimeve gjithëpërfshirëse, prokurorët në Frankfurt në bashkëpunim me Agjencinë Federale të Policisë Kriminale arritën të lokalizojnë dhe çaktivizojnë një nga platformat më të mëdha në mbarë botën për pornografinë e fëmijëve në rrjet dhe të arrestojnë disa përgjegjës. Boystown është një nga platformat më të mëdha, dhe ka pasur në fund mbi 400,000 përdorues", tha Dr. Julia Bussweiler, zëdhënëse e Zyrës së Prokurorit Publik, Frankfurt.

Pedofilët e përdornin platformën për të shkëmbyer dhe parë pornografi të fëmijëve, shumica e tyre djem dhe vajza, nga e gjithë bota.

"Platforma kishte disa forume dhe dhoma bisedash. Në pjesën e forumit mbaheshin fotografitë dhe videot kriminale, në pjesën e bisedave anëtarët mund të komunikonin dhe kishte disa kanale në disa gjuhë për të lehtësuar komunikimin", thotë zonja Bussweiler.

Tre të dyshuarit kryesorë ishin një 40-vjeçar nga Paderborni, një 49-vjeçar nga Mynihu dhe një 58-vjeçar nga Gjermania veriore që kishte jetuar në Paraguai për shumë vite, thuhet në deklaratën e prokurorëve.

Ata punonin si administratorë të faqes dhe u jepnin këshilla anëtarëve se si t'i shmangeshin forcave të zbatimit të ligjit kur përdorin platformën për pornografi të fëmijëve.

Një i dyshuar i katërt, një burrë 64-vjeçar nga Hamburgu, akuzohet se ishte një nga përdoruesit më aktivë të platformës që dyshohet se kishte ngarkuar më shumë se 3,500 postime.

Gjermania ka kërkuar ekstradimin e të dyshuarit që u arrestua në Paraguai. Në përputhje me rregulloren e privatësisë së Gjermanisë, asnjë emër nuk është bërë publik. Pas bastisjeve në mes të prillit, platforma u mbyll.

Prokurorët thanë se mes fotove dhe materialit në video gjetën "imazhe të abuzimit më të rëndë seksual të fëmijëve të vegjël". Një grup pune i policisë gjermane hetoi platformën, administratorët dhe përdoruesit e saj për muaj me radhë në bashkëpunim me Europolin dhe autoritetet e zbatimit të ligjit nga Holanda, Suedia, Australia, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, thuhet në deklaratë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG