Lidhje

Dy pretendentë kryesorë regjistrojnë kandidaturën e tyre për zgjedhjet presidenciale në Iran


Ebrahim Raisi, head of Iran's judiciary, leaves a news conference after registering his candidacy for the June 18 presidential elections, at the elections headquarters at the Interior Ministry in Tehran, Iran, May 15, 2021.
Ebrahim Raisi, head of Iran's judiciary, leaves a news conference after registering his candidacy for the June 18 presidential elections, at the elections headquarters at the Interior Ministry in Tehran, Iran, May 15, 2021.

Dy pretendentët kryesorë për president në Iran, shefi konservator i gjyqësorit Ebrahim Raisi dhe ish-kryetari i parlamentit Ali Larijani, u regjistruan të shtunën për të kandiduar në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

Zgjedhjet e 18 qershorit, për të përcaktuar një pasardhës të Presidentit Hassan Rouhani, shihet si një provë për sundimtarët klerikë të vendit.

60-vjeçari Raisi është një klerik i rangut të mesëm i myslimanëve shiit të Iranit. Emëruar nga Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei si shef i gjyqësorit në mars të vitit 2019, ai ka dalë si një nga figurat më të fuqishme të vendit dhe një pretendent për të pasuar Khamenein.

Zoti Larijani, ish negociator bërthamor dhe një këshilltar i Khameneit, po shpreson të sigurojë mbështetje nga të moderuarit dhe konservatorët dhe të kapërcejë hendekun mes tyre.


Shefi i gjyqësorit humbi ndaj Rouhanit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017. Zoti Rouhani nuk lejohet të kandidojnë përsëri.

Reformistët dhe aktivistët e të drejtave thonë se janë të alarmuar nga biografia e Raisit si një gjykatës i vijës së ashpër, veçanërisht gjatë viteve 1980 kur ai ishte një nga katër gjykatësit që vendosi dënime me vdekje për mijëra të burgosur politikë.

Kandidatët filluan të regjistrohen për zgjedhjet e së martës dhe sunduesit klerikë po shpresojnë për një pjesëmarrje të lartë. Por interesi i votuesve mund të venitet nga pakënaqësia në rritje për ekonominë që është gjymtuar nga sanksionet amerikane të vendosura pasi Uashingtoni doli nga një marrëveshje bërthamore midis Iranit dhe fuqive të mëdha tre vjet më parë.

Raisi tha se qeveria e tij "nuk do të humbasë asnjë moment për të hequr sanksionet shtypëse".

Regjistrimi i kandidatëve përfundon të shtunën. Më pas garuesit do të kontrollohen për kualifikimet e tyre politike dhe islamike nga Këshilli i Gardianëve me 12 anëtarë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG