Lidhje

Ardjan Isufi me një ekspozitë me refleksione sociale dhe politike


Ardjan Isufi me një ekspozitë me refleksione sociale dhe politike
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:54 0:00

Pas një periudhe të gjatë të kufizimeve për shkak të pandemisë, kanë nisurpërpjekjet për rigjallërimin e jetës artistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Pjesë e këtyre përpjekjeve është edhe hapja, në galerinë e arteve të qytetit të Shkodrës, e ekspozitës së Ardjan Isufit “Pasqyrat duhet të mendojnë më gjatë para se të reflektojnë”. Vetë autori thotë se pandemia i ka futur artistët në disa reflektime të reja humane dhe të ndërsjellta të natyrës njerëzore.

“Pandemia ka një reflektim shumë të madh edhe tek unë si artist, por edhe në përgjithësi po të shikohet në sistemin e artit. Ka një kapitull të ri të mënyrës dhe marrëdhënies që ka vepra e artit me publikun. Por, gjithësesi, unë kam një pavion të tërë në Galerinë e Artit këtu në Shkodër ku e jap ketë element nëpërmjet mitit dhe rënies së mitit", tha zoti Isufi.

Një pjesë e punimeve të artistit Ardjan Isufi janë paraqitur në shumë ekspozita, brenda dhe jashtë Shqipërisë, përfshirë Bienalen e Venecias apo galeritë e Italisë dhe Hungarisë. Piktori Fatmir Juka thotë se, tematika që sjell në veprat e tij Ardjan Isufi, dëshmon për një artist të angazhuar.

“Ajo që qendron në fuqinë e veprës së tij është sensi i angazhimit, i artistit qytetar të angazhuar përmes veprës së tij, mes marrëdhënies së publikut dhe institucioneve, mes publikut dhe artit dhe mes vetë njerëzve që jetojnë realitetin duke na berë të kuptojmë realitetin që na ikën”, tha zoti Juka.

Si një artist i angazhuar, Ardjan Isufi, përmes vepres së tij përcjell mesazhe që lidhen me shkak pasojën e diktaturës në Shqipëri, me periudhën pas diktarurës si dhe mesazhe mbi uzurpimintë ri të menyrës dhe marrëdheniesurban dhe rifunksionalizimin e çuditshëm, siç thotë ai, të objekteve. Autori thotë se, përmes kësaj ekspozite, ka dashur të dialogojë me publikun për shumë çështje të rëndësishme shoqërore dhe politike, të cilat përjetohen në jetën e përditëshme.

“Kjo ekzpozitë, që është një ndërhyrje artistike, flet më shumë për të reflektuar mbi disa shkak-pasoja që, në jetën tonë të përditëshme na kufizojnë, na fusin në një lloj rrethi vicioz mental dhe, padyshim që marr shpesh elementë që duken lokal, që duken në periferi, por që në një farë mëyre janë një urë e një diskutimi mbarbotëror sot, ashtu siç ndodh në artin bashkohor", tha ai.

Në ekspozitën “Pasqyrat duhet të mendojnë më gjatë para se të reflektojnë”, publiku gjen pikëpyetjet dhe reflektimet e tij përsa i përket elementeve të religjionit, historisë, politikës së të shkuarës dhe të tashmes si dhe marrëdhënieve të individit me komunitetin në periudhën para dhe pas pandemisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG