Lidhje

Indi, me mijëra të evakuuar në pritje të ciklonit


Autoritet indiane po marrin masa ndaj ciklonit Tauktae, që po godet bregdetin perëndimor të vendit. Mijëra njerëz janë evakuuar dhe programet e vaksinimit kundër COVID-19-s janë mbyllur në disa zona. Për javë të tëra India ka raportuar me qindra mijëra infeksione të reja me koronavirus dhe ekziston frika se qendrat ku do të strehohen njerëzit për shkak të ciklonit, mund të shdërrohen në epiqendra të shpërndarjes në masë të virusit. Koronavirusi përhapet lehtësisht kur njerëzit qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.

Ndërkohë vaksinat kundër COVID-it në dispozicion të programit ndërkombëtar për shpërndarjen e barabartë të tyre, COVAX, po mbarojnë. Mungesa e tyre vjen kryesisht pasi prej disa muajsh Instituti Serum i Indisë nuk ka qenë në gjendje të përmbushë detyrimet e tij globale mbi vaksinën, për shkak të kërkesave të mëdha të brendshme mbi to.

Zyrtarët e grupeve të ndihmës humanitare kanë paralajmëruar gjithashtu se bombardimet e Izraelit ndaj Gazës mund të shkaktojnë një rritje të madhe të numrit të infeksioneve ndërsa banorët kërkojnë strehim në hapësira të mbipopulluara për t’u shpëtuar sulmeve ajrore. Testimet për koronavirus dhe vaksinimet në Gaza janë ndalur për shkak të sulmeve.

Në Shtetet e Bashkuara, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive tha të dielën se pandemia ka ekspozuar "efektet e pamohueshme të racizmit" pasi komunitetet me ngjyrë janë goditur më shumë nga virusi sesa amerikanët e bardhë. Gjatë një fjalimi në Universitetin Emory të Atlantës zoti Fauci tha se "COVID-19 ka nxjerrë në dritë dështimet e shoqërisë sonë". Në fjalimin e tij ekesperti i njohur amerikan theksoi problemet e pabarazisë në qasjen ndaj kujdesit shëndetësor të komuniteteve pakica në të gjithë SHBA-në.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG