Gazetari disident Pratasevich shfaqet në video në Bjellorusi
Opozita në Bjellorusi thotë se duket qartë se Raman Pratasevich, gazetari i arrestuar të dielën pasi avioni me të cilin udhëtonte u detyrua të ulej në Minsk, është rrahur në paraburgim. Ata citojnë një video në internet, për të cilën ata dhe të tjerët pretendojnë se është bërë nën forcën e regjimit.