Lidhje

Urrejtja ndaj aziatikëve ka ekzistuar para pandemisë 


FILE - People hold placards as they gather to protest anti-Asian hate crimes, racism and vandalism, outside City Hall in Toronto, Ontario, Canada, March 28, 2021.

Presidenti Joe Biden nënshkroi ligjin mbi krimet e urrejtjes si përgjigje ndaj rritjes së fundmi të dhunës kundër aziatiko-amerikanëve. Por vietnamezo-amerikanët që jetojnë në rajonin e Kalifornisë Jugore thonë se racizmi ndaj komunitetit aziatik nuk është asgjë e re. Korrespondentja e Elizabeth Lee e Zërit të Amerikës shqyrton përqëndrimin së fundi të medias tek aktet e urrejtjes ndaj aziatikëve.

Urrejtja ndaj aziatikëve ka ekzistuar para pandemisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:23 0:00

Në ato lagje që njihen si Saigoni i Vogël, në Kaliforninë e Jugut, ku jeton komuniteti vietnamezo- amerikan, Vivian Le thotë se ka frikë pasi ka parë lajmet mbi sulmet raciste në vend.

"Jam e shqetësuar për nënën time", thotë Vivian Le, vietnamezo-Amerikane

Të dhënat e mbledhura nga policia në 16 qytete amerikane tregojnë një rritje prej 164 për qind të sulmeve ndaj asaj pjese të popullatës me origjinë aziatike gjatë tremujorit të parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

"Nuk mendoj se ka ndonjë gjë të re me llojin e racizmit që ka shënjestruar aziatikët e paqësorit. Mendoj se e vetmja gjë që është unike në lidhje me situatën është se mediat kryesore, komuniteti i zakonshëm, tashmë po flet për këtë gjë", thotë Tyler Diep, vietnamezo-amerikan.

Qoftë në mediat sociale apo në rrugë aziatiko-amerikanët po flasin mbi racizmin ndërsa janë shndërruar tashmë në shënjestra të krimit pas vitesh të tëra heshtjeje relative.

“Kur isha adoleshent, unë dhe familja ime që jetonim në San Jose në atë kohë ishim viktima të një plaçkitjeje në shtëpi. Prindërit e mi nuk donin ta raportonin në polici sepse kishim frikë nga hakmarrja dhe sepse ishin të shqetësuar mbi pengesat gjuhësore”, thotë Thien Ho, prokuror amerikano-vietnamez

Thien Ho erdhi nga Vietnami në Shtetet e Bashkura me prindërit e tij me statusin e refugjatit. Aktualisht ai punon si prokuror dhe rrëfen një tjetër arsye se pse raportimet mbi sulmet janë të ulta: mosbesimi tek qeveria.

Por tashmë aziatiko-amerikanët po raportojnë incidente racizmi me ritme më të larta. Që nga marsi i vitit 2020, më shumë se 6,600 incidente raciste kundër aziatikëve janë raportuar në faqen e internetit “Stop AAPI Hate”, Ndal Dhunës ndaj Aziatikëve të Paqësorit, e cila publikon informacione në 12 gjuhë të ndryshme.

“Jo domosdoshmërisht e dimë se ka pasur ndonjë rritje. Thjesht dimë që është qartësisht e përhapur”, thotë Russell Jeung, profesor i studimeve amerikano-aziatike.

Shumë aziatiko-amerikanë fajësojnë retorikën e ish-presidentin Donald Trump mbi COVID-19-n lidhur me valën aktuale të akteve raciste.

“Frika mbi problemet ekonomike, stresi rreth qëndrimit në karantinë për një vit të tërë, gjithë ai zemërim e frikë tashmë po u drejtohet aziatikëve. Njerëzit duhet të gjejnë një kokë-turku dhe vitin e kaluar administrata bëri të tillë anëtarët e komunitetit kinez", thotë Russell Jeung, profesor i studimeve amerikano-aziatike.

Por aziatiko-amerikanë në përgjithësi, të cilët shpesh shihen si një grup monolit, kanë qenë shënjestra të abuzimit në lidhje me pandeminë.

"Njerëzit janë duke përdorur gjykimin racor për të na gjykuar dhe pastaj për të bashkëvepruar me ne", thotë zoti Jeung.

Por edhe brenda komuniteteve aziatike ndeshet një lloj gjykimi rreth etnive të tjera.

"Mendoj se pavarësisht gjithçkaje, gjithmonë do të jetë ky lloj tensioni që ne nuk i kuptojmë, nuk i duam aq shumë, sepse nuk i kuptojmë ose se janë disi ndryshe", thotë Tyler Diep, vietnamezo-amerikan.

“Mendoj se në fund të ditës kemi shumë më tepër gjëra të përbashkëta sesa dallime”, thotë Thien Ho, Prokurori Amerikano-Vietnamez.

Shumë aziatiko-amerikanë tashmë gjejnë të përbashkëta me lëvizjen “Black Lives Matter”.

Vivian Le ka organizuar një tubim mbi drejtësinë racore, diçka që do të ishte e pamundur të ndodhte në Vietnam.

“Do të ishte shumë e vështirë sepse do të vinte policia e do t'u kërkonte njerëzve të largoheshin. Fakti që jemi në Amerikë, na bën të jemi të lirë të bëjmë gjithçka që duam. Një miting paqësor do të mbrohej nga policia”, thotë Vivian Le, vietnamezo-amerikane.

Pavarësisht nga frika e sulmeve me bazë racore, Le thotë se është mirënjohëse për një jetë më të mirë e në liri në Shtetet e Bashkuara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG