Lidhje

Historia e një inxhinieri nga Uzbekistani që inspekton urat amerikane


Zokhid Salakhadinov

Rreth 40 për qind e më shumë se 617,000 urave në Shtetet e Bashkuara janë të paktën 50 vjeçare, dhe më shumë se 46,000 prej tyre janë në gjendje të dobët. Detyra e inspektorëve të urave është të gjejnë dhe identifikojnë mangësitë strukturore. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Svitlana Prestynska bisedoi me një inspektor që merret me këtë punë.

Historia e një inxhinieri nga Uzbekistani që inspekton urat amerikane
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:49 0:00

Inspektori dhe inxhinieri i urave, Zokhid Salakhadinov e fillon ditën e punës me një zhytje në mëngjes në thellësi prej 120 metrash.

"Unë jam me origjinë nga Uzbekistani, erdha në Shtetet e Bashkuara në vitin 2015 pasi u pranova në Universitetin e Nebraskës në Omaha, në Kolegjin e Inxhinierisë së Arkitekturës Civile", tha ai për Zërin e Amerikës.

Studentët ndërkombëtarë nuk e kanë të lehtë të gjejnë punë në Shtetet e Bashkuara, kryesisht për shkak të procesit të gjatë dhe të vështirë të marrjes së një vize pune.

Zokhid Salakhadinov
Zokhid Salakhadinov

Por si inxhinier, Salakhadinov ishte i bindur se do të gjente punë lehtësisht pasi ka kërkesa të mëdha për aftësitë e tij në Shtetet e Bashkuara dhe ai kishte të drejtë.

“Dy vjet më parë, unë u diplomova për inxhinieri civile dhe pranova një ofertë pune nga një kompani e re këtu në Denver, e quajtur Engineering Operations. Kompania jonë ofron shërbime të projektimit dhe inspektimit të urave”, thotë inxhinieri uzbek.

Por inxhinieria është vetëm njëra nga përgjegjësitë e tij të punës. Pjesë të punës së inxhinierit Salakhadinov janë edhe ngjitjet në ura dhe zhytjet nën ujë, aftësi thelbësore për inspektorët e urave.

“Disa ura kanë nevojë për inspektime të posaçme, që përfshijnë zbritjen me litar ose zhytjen nën ujë. Një nga shembujt më të fundit të inspektimeve që ka bërë kompania jonë është Ujësjellësi Blue Mesa në Kolorado. Një zhytje deri në 120 metra thellësi ishte e nevojshme për këtë inspektim. Jo shumë kompani mund t'i ofrojnë këto shërbime në Shtetet e Bashkuara, gjë që e bën industrinë tonë unike. Ka shumë inxhinierë, por jo të gjithë kanë përvojë ngjitjeje ose zhytjeje nën ujë”, tha inxhinieri për Zërin e Amerikës.

Por puna e inxhinierit Salakhadinov mund të jetë gjithashtu e rrezikshme.

"Një nga problemet kryesore që mund t'i ndodhë një zhytësi është goditja nga dekompresimi, kur gazet e tretura si azoti, rrjedhin në formë flluskash në organizëm dhe mund të ndikojnë fizikisht tek zhytësit."

Një aftësi tjetër e nevojshme për punën e inxhinierit Salakhadinov është fluturimi i dronëve. Atij i pëlqenë shumë kjo pjesë e punës, të cilën e ka kthyer në hobi.

“Ne gjithashtu përdorim dronët për inspektimet, veçanërisht në rastet kur urat janë shumë të larta. Ky aspekt i punës sime bëri që unë të filloja hobin e kinematografisë me dron”, thotë ai.

Një koleksion unik aftësish që i sollën inxhinierit Salakhadinov jo vetëm një vend pune, por një hobi, një pasion dhe një këndvështrim të ri për jetën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG