Lidhje

Pence: Nuk do të bie asnjëherë dakord me Trump-in rreth 6 janarit


Former Vice President Mike Pence speaks at the annual Hillsborough County NH GOP Lincoln-Reagan Dinner, Thursday, June 3, 2021, in Manchester, N.H. (AP Photo/Elise Amendola)
Former Vice President Mike Pence speaks at the annual Hillsborough County NH GOP Lincoln-Reagan Dinner, Thursday, June 3, 2021, in Manchester, N.H. (AP Photo/Elise Amendola)

Ish-Nën Presidenti Mike Pence tha të enjten se nuk ishte i sigurt nëse ai dhe ish-Presidenti Donald Trump do të binin ndonjëherë dakord lidhur me atë që ndodhi më 6 janar. Komentet e tij u bënë në darkën vjetore për ndarjen e çmimeve Lincoln-Reagan të Komitetit Republikan të Qarkut të Hillsborough-ut në shtetin Nju Hampshër.

"Siç e thashë atë ditë, 6 janari ishte një ditë e errët në historinë e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara. Por falë veprimit të shpejtë të Policisë së Kapitolit dhe strukturave federale të zbatimit të ligjit dhuna u shua. Ju e dini që Presidenti Trump dhe unë kemi folur shumë herë që kur jemi larguar nga detyra dhe nuk e di nëse do ta biem ndonjëherë dakord mbi atë që ndodhi atë ditë", tha ish nënpresidenti.

Ky ishte komenti më i zgjeruar që zoti Pence ka bërë lidhur sulmin e dhunshëm të 6 janarit, kur mbështetësit të irrituar të ish-Presidentit Trump sulmuan Kapitolin. Disa prej tyre hidhinin thirrje si "Varni Mike Pence-n!".

Zoti Pence, i cili drejtonte një sesion të përbashkët të të dy dhomave të Kongresit, ku po zhvillohej procesi i certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, tha se ai nuk gëzonte kompetenca për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve që shpallte fitues demokratin Joe Biden.

Megjithatë gjatë fjalimit të tij zoti Pence vlerësoi ish-Presidentin Trump disa herë dhe akuzoi demokratët se po kërkonin t'i mbanin gjallë ngjarjet e 6 janarit për të larguar vëmendjen nga axhenda liberale e Presidentit Biden.

Që nga largimi nga detyra në janar, zoti Pence ka qenë i angazhuar me Fondacionet “Heritage” dhe “Young America”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG