Lidhje

Konferenca mbarëkombëtare e Arkivistikës në Tuz të Malësisë


Arkivistët nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët në rajon u mblodhën, për herë të parë, në Tuz të Malësisë në Konferencën e Pestë Mbarëkombëtare të Arkivistikës.

Konferenca mbarëkombëtare e Arkivistrikës në Tuz të Malësisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:04 0:00

Drejtori i Arkivave të Shqipërisë, zoti Ardit Bido tha se konferenca ka për qëllim mbledhjen e ekspertëve dhe studiuesve të arkivave për të diskutuar mbi zhvillimet në këtë fushë.

Ideja ka qenë për ti mbledhur të gjithë arkivistët nga e gjithë trevat shqiptare sepse dokumentacionin e kemi të përbashkët, e kemi për historinë shqiptare dhe në gjuhën tonë. Rrjedhimisht është thellësisht profesionale arsyeja pse ne nuk mund ti parcelizojmë studimet mbi arkivistikën, por nevojitet që të bëhet në një format më të gjerë si një konferencë mbarëkombëtare”, tha zoti Bido.

Edhe drejtori i Arkivave të Kosovës, zoti Bedri Zyberaj theksoi rëndësinë e kësaj konference në gërshetimin e të dhënave arkivor të disa qendrave rajonale.

Specialistët e fushës së arkivistikës kanë mundësinë që të plasojnë dhe të nxjerrin në pah problematikat me të cilat ballafaqohet kjo veprimtari, përkatësisht me të cilat ballafaqohen institucionet tona, por në të njëjtën kohë është edhe një moment i mirë që neve na jepet rasti të plasojmë një pjesë të sukseseve që i arrijmë brenda një viti”, tha zoti Zyberaj.

Në konferencë u shpalos historia e arkivave, idetë dhe propozimet e reja në kulturën mbarëshqiptare.

Drejtori i Veprimtarisë Arkivore të Kosovës, zoti Ruzhdi Panxha e vlerësoi lartë konferencën që u mbajt në Tuz të malit të Zi.

Me këtë konferencë vendosëm mozaikun gjithëkombëtarë duke krijuar një tablo sa më të përgjithshme. Kjo nuk ka të bëjë me nacionalizëm, por ka të bëjë me kulturën mbarëshqiptare. Shqiptarët edhe pse të shpërndarë nëpër disa shtete tanësinë dhe historinë e kanë të gjithë të përbashkët,” tha zoti Panxha.

Studiuesi nga Mali i Zi, Hajrullah Hajdari e vlerësoi mbajtjen e konferencës duke shpresuar që një ditë të hapet edhe një degë e arkivit të Shqipërisë apo të Kosovës edhe në Ulqin.

Konferenca vërtetë është një kontribut shumë i madh për pasurimin e dokumenteve arkivore në aspektin e bashkëpunimit të arkivit Shtetërorë të Shqipërisë dhe atij të Kosovës, por edhe me Arkivin Shtetërorë të Malit të Zi, në të cilin ruhen shumë dokumente të pahulumtuara. Mendoj se kjo konferencë duhet të japë një përfundim ku të vendoset bashkëpunimi i arkivave shtetërore në hapjen e një dege të tyre edhe në Ulqin”, tha studiuesi Hajdari.

Ky aktivitet u organizua nga Komuna e Tuzit dhe temat e konferencës u bazuan në veçanti në historinë e arkivave dhe të zhvillimit të institucioneve arkivore në zonat ku jetojnë shqiptarët në rajon.

XS
SM
MD
LG