Lidhje

Blount: Nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të paguaja hakerat


Shefi ekzekutiv i kompanisë më të madhe të karburanteve në Shtetet e Bashkuara u tha ligjvënësve se mendote se nuk kishte patur zgjidhje tjetër përveçse të paguante hakerat pas sulmit kibernetik që ndërpreu furnizimin me karburant në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara. Joseph Blount i bëri këto komente gjatë një dëshmie në Senat.

Blount: Nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të paguaja hakerat
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:40 0:00

Presidenti i kompanisë “Colonial Pipeline”, Joseph Blount u tha anëtarëve të Komisionit të Senatit për Sigurinë Kombëtare se ishte detyruar t’i paguante rreth 5 milionë dollarë Rrjetin DarkSide me bazë në Rusi.

"Mora vendim për të mbajtur të fshehtë informacionin në lidhje me pagesën. Ishte vendimi më i vështirë që kam marrë në 39 vitet e mia në industrinë e energjisë. Dhe unë e di se sa jetik është gazsjellësi ynë për vendin. I dhashë përparësi interesave të vendit. I mbajta informacionet të fshehura aq sa munda, sepse ne ishim të shqetësuar për sigurinë operacionale dhe duhej të përqendroheshim në rihapjen e tubacionit. Besoj se kjo ishte zgjedhja e duhur, por i respektoj ata që e shohin këtë çështje ndryshe. Gjithashtu deklaroj publikisht se ne kemi punuar në heshtje dhe shpejt me organet e rendit në këtë çështje që nga fillimi, gjë që mund të ketë ndihmuar në rikuperimin e shumicës së fondeve, çka u njoftua nga Departamenti i Drejtësisë këtë javë", tha Presidenti i kompanisë Colonial Pipeline, Joseph Blount.

Sulmi kibernetik i 7 majit nga rrjeti DarkSide ndaj kompanisë Colonial Pipeline solli mungesa të karburantit dhe nxiti paniku në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar rritje të çmimeve.

Zoti Blount tha se Colonial Pipeline nuk u morr drejtpërdrejt me rrjetin DarkSide, por punësoi ekspertë ligjorë dhe negociatorë që vepruan si ndërmjetës. Pagesa u bë më 8 maj, me kriptomendhën bitcoin.

Zoti Blount dëshmoi në Senat vetëm një ditë pasi Departamenti i Drejtësisë dhe FBI-ja njoftuan se ata arritën të gjurmonin pagesën dhe të rimarrin shumicën e sasisë së kriptomonedhave bitcoin, që kishte vlerën e rreth 2.3 milionë dollarëve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG