Lidhje

Dënohet me një vit burg ish-kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami


Zamira Rami
Zamira Rami

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me një vit burg ish-kryetaren e Bashkisësë Gjirokastrës, Zamira Rami, duke e gjetur fajtore “për shpërdorim detyre”.

Gjykata e ka pezulluar ekzekutimin e burgimit duke e konvertuar atë me detyrimin për të kryer punë në interes të publikut. Zonja Rami u akuzua nga Prokuroria e Posaçme për “shpërdorim të detyrës” në lidhje me praktikat e ndjekura për prishjen e dy objekteve private në kuadër të dy investimeve publike në qytetin e Gjirokastrës.

Prokuroria kishte pohuar se ish-kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës gjatë ushtrimit të funksioneve të saj ka kryer veprime në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, duke prishur dy prona të ligjshme të dy shtetasve dhe duke i shkaktuar atyre dëme me vlerë prej rreth 60 mijë dollarëve.

Zamira Rami u zgjodh kryetare e Bashkisë së Gjirokastrës me një mandat 4 vjeçar, në qershor të 2015, si përfaqësuese e LSI-së me mbështetjen e koalicionit të atëhershëm me socialistët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG