Lidhje

Trazirat në Kapitol, një individ pranon fajin, bashkëpunon me hetuesit


Një burrë i përfshirë në trazirat e 6 janarit në ndërtesën e Kongresit amerikan është deklaruar fajtor ndaj dy akuzave, si pjesë e një marrëveshje për pranimin e fajësisë dhe për të bashkëpunuar me prokurorët që hetojnë trazirat e Kapitolit.

Graydon Young, anëtar i një grupi të krahut të djathtë të quajtur “Oath Keepers”, u akuzua së bashku me 15 anëtarë të tjerë për komplot për të bllokuar çertifikimin e zgjedhjeve presidenciale 2020.

Burri nga Florida u deklarua fajtor për komplot dhe pengim të një procedure zyrtare. Akuza e fundit mbart një denim deri në 20 vjet burgim. Por ka të ngjarë që ai të shërbejë më pak kohë, duke pasur parasysh marrëveshjen e tij për të bashkëpunuar me hetuesit. Ai gjithashtu ra dakord të paguante $ 2,000 në dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar në Kapitol.

Zyrtarët thonë se Young shihet në video teksa futet në ndërtesë. Ai ka në kokë një helmetë dhe ka veshur me jelek taktik, veshje që përdoren nga njesitë ushtarake.

Gjatë dy javëve të fundit, katër individë të tjerë të përfshirë në trazira janë deklaruar fajtorë. Akuza janë ngritur ndaj afro 500 vetëve për krime të ndryshme. Young, i cili u arrestua në shkurt, do të dënohet në korrik.

XS
SM
MD
LG