Lidhje

Lazararati nga kultivmi marijuanës drejt sipërmarrjeve të vogla tradicionale


Lazarati
Lazarati

Lazarati, një zonë e njohur në Shqipëri për kultivimin e marijuanës disa vite më pare, po i rikthehet bizneseve të vogla prodhuese dhe prodhimeve tradicionale. Një panair i sipërmarrjeve ka nisur për herë të parë duke nxitur edhe pjesëmarrjen nga zonat e tjera të Gjirokastrës. Ndonëse zonat janë të prekura nga migrimi i të rinjve, sipërmarrësit thonë se mund të shfrytëzojnë më mirë pasuritë natyrore për të nxitur punësimin dhe sigurimin e të ardhurave.

Lazararati nga kultivmi marijuanës drejt sipërmarrjeve të vogla tradicionale
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:28 0:00

Dhjetëra banorë të Lazaratit, janë mbledhur për të promovuar për herë të parë sipërmarrjet e tyre prodhuese dhe tregëtare por edhe mjeshtëritë e vogla tradicionale në një panair ndërzonal. Fshati që qershorin e shtatë viteve më parë do të merrej në kontroll nga autoritetet pasi njihej për kultivimin masiv të marijuanës për shumë vite i është rikthyerbizneseve të vogla prodhuese.

Ideja e panairit ishte ta kthejmë Lazaratin në një qendër zonale edhe për trevat e tjera për paraqitjen e produkteve tipike, thotë Jaço Meço , që nxiti këtë organizim.

Ideja e parë për të zhvilluar panairin ndërzonal lindi për të promovuar komunitetin e Lazaratit, i cili është një nga komunitetet më të rëndësishme të zonës, një nga komunitetet më të mëdha të zonës. Lazarati aktualisht është një fshat, por në të ardhmen mund të jetë një qytet. E besoj fort që lazarati ka për të treguar edhe më shumë vlera”, thotë ai.

Shumë sipërmarrje kanë sjellë prodhimet që nuk janë të njohura vetëm në Gjirokastër por edhe në tregum kombëtar. Djathi i Lazaratit dhe nënproduktet e qumështit të përpunuar njihen tashmë gjerësisht në tregun shqiptar. Zoti Meçi thotë se synimi do të jetë për një aktivitet të tillë të përvitshëm.

"Panarii i parë ka si qëllim të promovojë zonën në Lazrat. Ky është sipari i një panairi që kemi vendosur të jetë i përvitshëm,sigurisht duke parë dhe ecurinë.Në këtë panair janë 30 sipërmarrje gjysma nga Lazarati dhe gjysma nga zona të tjera si Libohova, Dropulli, Lunxheria, Gjirokastra".

Lumturi Malaj ka sjellë në panair kostumet kombëatre që ajo i punon me dorë dhe tregëtohen jo vetëm në tregun shqiptar por edhe jashtë vendit. Lumturia thotë se rënia e të adhurave ka ndikuar në tregëtimin e produkteve, por ajo punon me përkushtim për të plotësuar kërkesat.

"Kam tregëtuar në fshat pro edhe jashtë, si në Greqi, SHBA. Me këto punime shpenzimet e familjes nuk arrij t`i mbuloj dot pasi duhet edhe ndihma e fëmijëve”, thotë ajo.

Ndërsa Spiro Dhima ka ardhur në panair nga zona e Lunxhërisë me prodhime të mjaltit. Sprio thotë se pandemia solli mjaft vështirësi për biznesin e tyre.

"Në pandemi problem ishte kuifizmi i lëvizjes së njerëzve dhe kjo bëri që shtijet të jenë më të vogla. Edhe shitjet në sektorin e turizmit kanë qenë më të pakta këtë vit", thotë ai,

Lazarati si shumë zona është prekur ndjeshëm nga migrimi i të rinjve. Zoti Meçi thoë se duhen nxitur sipërmarjet e vogla prodhuese për të nxitur punësimin e të rinjve.

Edhe me trahana mund të bëjmë biznes. Do t`u sugjeroja të gjithë të rinjtve të zonës, jo vetëm të Lazaratit, që të merren me aktivitete të prodhimit të produkteve tipike vendase dhe mund të kenë sukses shumë të madh”.

Edhe zoti Dhima thotë se sfidat janë të vështira për të rinjtë, por jo të pakapërcyeshme.

“Vështirësi ka si në shitje , si në organizim , si në gjithë punën që duan të bëjnë të rinjtë. Nëse një njeri pëpriqet dhe punon këtu në Shqipëri mund edhe t`ia dali.”

Kultivmi i marijuanës edhe këtë vit shihet me shqetësim në shumë zona në Shqipëripasi rrit kriminalitetin, sidomos tek të rinjtë.

XS
SM
MD
LG