Lidhje

A mund t'i kompensojnë dëmshpërblimet mëkatet e së kaluarës?


Çështja e dëmshpërblimeve – në këmbim të gabimeve historike të kryera kundër një grupi apo popullate – është bërë gjithnjë e më shumë temë debati. Por për viktimat e mizorive si gjenocidi dhe skllavëria, një kompensim i tillë duhet të jetë diçka normale. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Mariama Diallo u hedh një vështrim shembujve të dëmshpërblimeve në kontekstin e kompensimeve për afrikano-amerikanët në SHBA.

A mund t'i kompensojnë dëmshpërblimet mëkatet e së kaluarës?
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:53 0:00

Skllavëria mori fund zyrtarisht në SHBA në vitin 1865, me miratimin e Amendamentit të 13-të të Kushtetutës. Por efektet e saj kanë vazhduar, duke kontribuar në pabarazitë mes popullatave të bardha dhe me ngjyrë. Për këtë arsye, shumë thonë që duhen dhënë dëmshmpërblime për të keqen që është bërë dhe se ato janë të vonuara.

"Sot ne inaugurojmë nismën Kryebashkiakë të Organizuar për Dëmshpërblim dhe Barazi, në mënyrë që secili prej nesh të bëjë diçka më shumë – të angazhohet më shumë për drejtësinë, për rritjen e mirëqenies, për një shoqëri gjithëpërfshirëse, një angazhim ndaj një vendi që përballet me të kaluarën e tij sepse ne e dimë se përparimi ynë në të ardhmen varet nga kjo", thotë kryetari i Bashkisë së Los Anxhelesit, Eric Garcetti.

Ai tha dhe kryetarët e bashkive të 10 qyteteve të tjera po ndërmarrin hapin e parë duke u zotuar t’i paguajnë dëmshpërblime për skllavërinë një grupi të vogël të banorëve afrikano-amerikanë në qytetet e tyre.

"Fakti që kryetarët e bashkive ndërmarrin një hap proaktiv për të siguruar dëmshpërblime për njerëzit që kanë vuajtur pasojat, është një pohim që edhe qeverisja lokale ka marrë pjesë në aktin e tmerrshëm që ka dëmtuar komunitetet mer ngjyrë histprikisht. Hendeku në mirëqenie ku familjet e bardha kanë rreth 10 herë më shumë pasuri se familjet me ngjyrë, nuk është thjesht për shkak të politikës federale, nuk është vetëm për shkak të skllavërisë por për shkak të racizmit dhe diskriminimit historik në drejtësinë penale dhe strehim", thotë Andre Perry, studiues në Institutin Brookings.

Megjithatë, diskutimi i çështjes së dëmshpërblimeve në nivelin federal ka qenë gjithmonë si futboll politik. Zoti Perry thotë se ka pasur shumë shembuj të përpjekjeve për dëmshpërblime, si në SHBA edhe në vende të tjera.

"Kur bëhet fjalë për afrikano-amerikanët ne themi, ‘Jo, jo, jo - kush do të paguajë? Unë nuk kisha skllevër "- të gjitha justifikime. Është qeveria federale që do të paguajë. // Ne dhamë dëmshpërblime për të internuarit japonezë, për amerikanët indigjenë. Në botë, ka pasur kompensime për ata që vuajtën pasojat e Holokaustit. Madje ka pasur dëmshpërblime për viktimat e 11 shtatorit. I vetmi rast kur nuk pajtohemi me dëmshpërblimet është kur flitet për afrikano-amerikanë", thotë zoti Perry.

Dy muaj pas sulmit në Pearl Harbor - e cila i dha shtysë hyrjes së SHBA-së në Luftën e Dytë Botërore - presidenti i atëhershëm Franklin Delano Roosevelt lëshoi një urdhër ekzekutiv kundër japonezo-amerikanëve. ((https://www.archives.gov/education/lessons/japanese-relocation))

"Me të drejtë, shumë e quajtën atë një nga kohërat më të errëta në historinë amerikane, kur afro 120,000 japonezo-amerikanë u larguan me forcë në pjesën perëndimore të vendit dhe u vendosën në kampe përqendrimi në të gjithë vendin, kryesisht në zona shumë të largëta të Shteteve të Bashkuara: Great Plains, disa në Kaliforni dhe madje deri në Arkansas në lindje. Ky vendim i kishte rrënjët në pretendimet e rreme nga qeveria se japonezo-amerikanë ishin një kërcënim sigurie për këtë vend", thotë David Inoue i Lidhjes Qytetare japonezo-amerikane.

Gati pesë dekada më vonë (në 1988), Kongresi miratoi dhe ish-Presidenti Ronald Reagan nënshkroi legjislacionin që pranonte dhe kërkonte falje për gabimin - dhe siguroi një kompensim financiar për këdo që ishte i internuar. ((https://www.archives.gov/education/lessons/japanese-relocation))

"Pagesa ishte 20,000 dollarë për person dhe vetëm për ata që ishin gjallë. Nëse dikush kishte qenë i burgosur dhe kishte vdekur, nuk do të kishte të drejtë për pages dhe të mbijetuarit e tyre nuk do të përfitonin pagesë", thotë zoti Inoue.

Edhe vende të tjera kanë pranuar dhe paguar për dëmet e së kaluarës, përfshirë Gjermaninë dhe Britaninë.

Që nga viti 2020, qeveria gjermane ka paguar më shumë se 80 miliardë dollarë në dëmshpërblime për Holokaustin si rezultat i negociatave me organizatat hebraike kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në vitin 2013, Britania kërkoi falje dhe pranoi të paguante kompensim për mijëra veteranë të kryengritjes nacionaliste Mau Mau në Kenia, e cila u shtyp brutalisht nga qeveria koloniale britanike në vitet 1950.

Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Kenia vlerësoi se 90,000 kenianë u vranë ose gjymtuan dhe 160,000 u arrestuan.

Në Kenia, veteranët dhe aktivistët e mirëpritën ndjesën në atë kohë, por thanë se kompensimi me 300,000 shilinga - ose rreth 3,500 dollarë amerikanë për viktimë - nuk ishte i mjaftueshëm për dhimbjen, vuajtjet dhe efektet afatgjata që kishte vuajtur komuniteti - një ndjesi e përbashkët për shumë viktima të mizorive në përgjithësi. Ndërsa dëmshpërblimet mund të vijnë në shumë forma, disa njerëz kundërshtojnë kompensimin financiar, duke argumentuar se çdo para e paguar është para gjaku.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG