Lidhje

Gratë afgane dhe frika ndaj regjimit të Talebanëve


Pas tërheqjes së trupave të koalicionit nga Afganistani, gratë po shprehin shqetësim për lirinë dhe sigurinë e tyre. Ato janë të shqetësuara se jeta e tyre do të përkeqësohet nëse talebanët vijnë në pushtet.

Gratë afgane dhe frika ndaj regjimit të Talebanëve
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:01 0:00

Mes pacientëve në një spital të Kabulit është një vajzë 13-vjeçare, e cila është plagosur nga një bombë thërrmuese. Kur të shërohet, ajo do të kthehet në një vend ku mbijetesa e saj nuk është e garantuar, pasi trupat e koalicionit u tërhoqën. As mjekët e saj nuk janë të sigurt për jetën e tyre.

Shumë afganë që kanë punuar me trupat amerikane tani janë të shqetësuar se do të lihen të përballen të vetëm me talebanët.

Talebanët pretendojnë se kanë ndryshuar pikëpamjet e tyre për gratë dhe edukimin e tyre, por shumë gra hezitojnë ta besojnë një gjë të tillë.

Aktivistja për të drejtat e njeriut Fatima, që për sigurinë e saj përdor një emër të rremë, thotë se është e shqetësuar për jetën e fëmijëve të saj të vegjël, pasi ka marr mesazhe kërcënuese në telefonin e saj nga talebanët.

"Ndihem jashtëzakonisht e braktisur dhe jam në rrezik. Fëmijët e mi janë në rrezik, Më dërguan mesazhe përmes telefonit dhe kanë rënë në kontakt me mua në shumë mënyra të ndryshme. Jeta e fëmijëve të mi dhe e imja është në rrezik por veçanërisht e fëmijëve të mi në këtë pikë, sepse ata nuk do të më lënë gjallë”, thotë Fatima.

Gazetarët e agjencisë Sky News u lejuan të filmonin në një strehimore për gratë ku burrat nuk lejohen të hyjnë, për të dëgjuar nga vetë gratë që janë larguar nga martesat e detyruara, përdhunimet apo rrahjet.

"Frika e tyre më e madhe është se talebanët nuk do t'i respektojnë, do t'i përdorin, do t'i abuzojnë ose do t'i ngacmojnë dhe gjithashtu do t'i vrasin. Njëra prej tyre ka frikë se dy fëmijët e saj do të merren nga babai sepse ai është taleban këtu", thotë Mahbouba Saraj, aktiviste për të drejtat e grave.

Diku tjetër në Afganistan, disa të reja kanë përjetuar më shumë liri, madje edhe kanë mësuar aftësi për vetëmbrojtje. Ato janë të vetëdijshme se përballen me rrezikun për jetën sa herë që largohen nga shtëpitë e tyre për të mësuar. Shumë prej tyre u kanë mbijetuar shpërthimeve pranë shkollave të tyre.

"Jam shumë e frikësuar. Sa herë që largohem nga shtëpia kam frikë se ndoshta nuk do të kthehem gjallë", thotë një vajzë e re që praktikon Taekwondo.

Në një kafene që drejtohet nga gratë, disa kliente thonë se nuk duan të mbajnë shami në kokë, por e dinë se do të detyrohen nga talebanët.

"Nëse vijnë talebanët, më duhet ta vë shaminë dhe është e tmerrshme për mua", thotë një vajzë e re.

Në dyqanin ngjitur, një grua e veshur me pantallona të shkurtra po bën tatuazhin e syve në një sallon.

Jeta dhe biznesi i këtyre grave mund të jenë të parat që do të ndyshonin nën një regjim më të fortë taleban.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG