Lidhje

Francë, 11 të dënuar për ngacmim në internet të adoleshentes që kritikoi fenë islame


Një gjykatë në Francë shqiptoi sot masën e dënimit me kusht prej katër deri gjashtë muajsh ndaj 11 personave të cilët u gjetën fajtorë për ngacmim të një adoleshenteje në internet, e cila kishte folur ashpër për fenë myslimane në postimet e saj në rrjete sociale. Ndjekjet penale erdhën kur adoleshentja e njohur si Mila, u detyrua të ndryshojë shkollën nga kërcënimet. Që nga videot e para në janar 2020, nxënësja e panjohur më parë është bërë një figure publike e përçarëse në Francë, që nga mbështetësit shishet si një simbol i fjalës së lirë, ndërsa kritikët e shohin si islamofoke.

Francë, 11 të dënuar për ngacmim në internet të adoleshentes që kritikoi fenë islame
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:08 0:00

Pas një gjyqi historik në Paris, ndaj 11 të akuzuarve u shqiptua masa e dënimit me kusht, ndërsa 2 të pandehur tjerë u shpallën të pafajshëm.

Rasti përfshinte mijëra kërcënime kundër një adoleshenteje të identifikuar si Mila, e cila kishte folur ashpër për fenë myslimane në postimet e saj në internet.

Gjyqi është cilësuar si një përpjekje e re për të ndëshkuar dhe parandaluar abuzimin në internet.

"Unë po prisja më keq dhe sinqersisht, ne fituam dhe do të fitojmë përsëri, sepse dua që të gjithë ne të bashkuar të mos dërëzohemi kurrë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë. Ajo që unë dua është që ata njerëz të konsiderohen si murtajë dhe t’u ndalohet hyrja në rrjetet sociale, pra ata që ngacmojnë në internet, kërcënojnë me vdekje, që privojnë tjetrin nga liria dhe nxisin atë në vetëvrasje. Unë kurrë nuk dua që viktiamt të fajësohen përsëri”, tha Mila, viktimë e abuzimit në internet.

Të 13 të pandehurit, nga mosha 18 deri 30 vjeçare, ishin me prejardhje dhe fe të ndryshme nga e gjithë Franca.

Rasti ngriti pikëpyetje rreth lirisë së shprehjes, lirisë për të kritikuar një fe dhe respektin për miliona myslimanë të Francës.

Por mbi të gjitha, ishte një gjyq për fuqinë e fjalës në internet dhe prokurorët shpresonin që kjo të shërbejë si thirrje për zgjim të atyre që nuk e shohin atë si diçka serioze.

Megjithatë avokati Juan Branco, i cilësoi si të rrezikshme gjyqet që mundohen të japin mesazhe.

"Gjyqet simbolike ku dikush përpiqet që duke përdorur një person të dërgojë një mesazh tek pjesa tjetër e shoqësirë, ku ai person përfundon duke iu nënshtruar dhunës që nuk justifikohet, janë shumë të rrezikshme. Kjo është ajo që i ka ndodhur klientit tim i cili nuk është fanatik. Ai respekton besimet dhe nuk i pëlqen kjo klimë ku një pjesë e popullsisë franceze është nën sulm sistematik dhe e pambrojtur”, tha Juan Branco, avokat.

Gjatë procesit gjyqësor një nga të pandehurit tha se dëshironte të bëhej polic.

Një tjetër tha se donte të fitonte më shumë ndjekës duke bërë njerëzit të qeshnin.

Disa mohuan se kanë bërë keq, ndërsa të tjerë kërkuan falje. Shumica thanë se kanë postuar pa u menduar.

Mila, e cila e përshkruan veten si ateiste, ishte 16 vjeçare kurr filloi të postonte video në Instagram dhe më vonë në Tik Tok, duke folur ashpër për fenë myslimane dhe Kuranin.

Tani 18 vjeçare, në gjykatë ajo deklaroi se nuk e do asnjë fe, jo vetëm atë myslimane.

Sipas avokatit të saj, ajo kishte marrë rreth 100 mijë mesazhe kërcënuese, përfshirë ato për vrasje e dhunim.

Ajo ishte detyruar që dy herë të ndërpriste shkollimin e mesëm. Tani policia kujdeset për sigurinë e saj.

Liria e shprehjes konsiderohet si një e drejtë themelore ndërsa ofendimi i zotit dhe gjërave që cilësohen si të shenjta nuk është krim në Francë.

Ndaj Milas ishte ngritur një ankesë ligjore për nxitje të urrejtjes racore por hetimet pushuan në mungesë të provave.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG