Lidhje

Autoritet në Kolumbi sekuestrojnë 5.4 tonë kokainë


Autoritet në Kolumbi sekuestrojnë 5.4 tonë kokainë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:36 0:00

Autoritetet në Kolumbi, në bashkëpunim me homologët e tyre në Panama dhe Shtetet e Bashkuara, kanë kapur 5.4 tonë kokainë me vlerë 185 milionë dollarë. Roja detare kolumbiane kapi një anije të shpejtë me drogë në bord që fillimisht ishte diktuar nga autoritetet e Panamasë.

Zyrtarët e marinës thanë se droga u gjet kur një motoskaf i shpejtësisë së lartë po kthehej në ujërat kolumbiane pasi ishte zbuluar nga autoritetet e Panamasë dhe më pas u ndoq nga roja bregdetare e Kolumbisë.

Pas një inspektimi të hollësishëm të zonës, roja bregdetare gjeti anijen e dyshimtë me 81 thasë në bord dhe 147 thasë të tjerë të fshehur në zonën bregdetare me bimë, të mbushur me kokainë.

Droga i përkiste bandës më të madhe kriminale të Kolumbisë, “Clan del Golfo”, e përbërë nga ish paraushtarakë të ekstremit të djathtë. Banda drejtohet nga Dairo Antonio Usuga, i njohur me nofkën "Otoniel", i dyshuari më i kërkuar i trafikut të drogës në Kolumbi.

“Kokaina e konfiskuar peshonte gjithsej 5,463 kilogramë. Ka rëndësi të kuptohet se ç’do të thotë kjo. Ajo ka vlerën e 185 milionë dollarëve që banda kriminale “Clan del Golfo”, e udhëhequr nga banditi i njohur me nofkën ‘Otoniel’ nuk do t’i marrë”, tha admirali Ricardo Pozo, komandant i forcave detare të Kolumbisë për Karaibet.

Pavarësisht dekadave të luftës kundër trafikimit të drogës, Kolumbia mbetet një nga prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë dhe përballet me presion të vazhdueshëm nga Shtetet e Bashkuara për të ulur numrin e prodhuesve dhe të sasisë së drogës së prodhuar që prej kohësh ka financuar konfliktin e brendshëm të armatosur në këtë vend të Amerikës së Jugut.

Forcat e sigurisë në Kolumbi kanë shkatërruar rreth 130,000 hektarë me bimë narkotike në vitin 2020 dhe kanë konfiskuar rreth 505 tonë kokainë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG