Lidhje

Republikanët braktisin hetimet mbi sulmin ndaj Kapitolit pasi Pelosi refuzon dy emra


Të mërkurën republikanët e lartë në Dhomën e Përfaqësuesve tërhoqën pesë kandidaturat e tyre për të shërbyer si anëtarë në komisionin e posaçëm që do të hetojë sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar. Ky zhvillim erdhi pasi Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nancy Pelosi refuzoi dy prej emrave të propozuar.

Zonja Pelosi refuzoi që ligjvënësit Jim Jordan dhe Jim Banks, mbrojtës besnike të ish-Presidentit Donald Trump, të ishin pjesë e këtij komisioni që do të hetojë sulmin e dhunshëm ndaj Kongresit.

Udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve Kevin McCarthy e cilësoi vendimin "një abuzim të hapur me pushtetin".

Zonja Pelosi përmendi si arsye "integritetin" e hetimit në refuzimin e saj ndaj emra të propozuar si Jim Banks, i cili u caktuar nga zoti McCarthy për të qenë republikani kryesor në komision dhe Jim Jordan. Të dy janë aleatë të ngushtë të ish-Presidentit Donald Trump, mbështetësit e të cilit rrethuan Kapitolin më 6 janar.

Në orët që pasuan rebelimin, si zoti Banks ashtu edhe zoti Jordan votuan për të përmbysur fitoren në zgjedhjet presidenciale të Joe Bidenit. Zonja Pelosi tha se ajo e kishte njoftuar zotin McCarthy se do t’i refuzonte dy emrat.

"Duke respektuar integritetin e hetimit, me përkushtim ndaj së vërtetës dhe e shqetësuar në lidhje me deklaratat e bëra dhe veprimet e ndërmarra nga këta anëtarë, më duhet të hedh poshtë rekomandimim për zotin Banks dhe zotin Jordan, si anëtarë të komisionit", tha zonja Pelosi .

Zoti McCarthy tha në një deklaratë se lëvizja e zonjës Pelosi do të dëmtojë institucionin e Kongresit.

Shtatë persona humbën jetën gjatë dhe pas trazirave, përfshirë një grua që u qëllua nga policia ndërsa u përpoq të hynte në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve dhe tre mbështetës të tjerë të zotit Trump që pësuan pronleme mjekësore. Dy oficerë policie kryen vetëvrasje në ditët që pasuan, dhe një oficer i tretë, Brian Sicknick, vdiq pas përplasjes me protestuesit. Një ekspert mjeko-ligjor arriti në përfundimin se ai vdiq nga shkaqe natyrore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG