Lidhje

Mijëra faqe interneti të kompanive të njohura dalin jashtë funksionit


Mijëra faqe internet në të gjithë botën dolën jashtë fuksionit të enjten për shkak të asaj që u tha se ishte një problem me një rrjet të shpërndarjes së përmbajtjes, i cili përdoret gjerësisht.

Kompania Akamai, shkruante në faqen e saj të internetit se po përballej me disa probleme me serverat e saj, por tha më vonë se çështja ishte zgjidhur.

"Bazuar në atë çka po shqyrtojmë aktualisht, shërbimi ka rifilluar normalisht", thuhej në një postim në Twitter të kompanisë. "Ne do të vazhdojmë monitorimin për të siguruar që ndikimi (i ndërprerjes) është zbutur plotësisht".

Përkohësisht jashtë funksionit dolën faqe interneti të kompanive të njohura si Delta Air Lines, British Airways, Capital One, GoDaddy, Vanguard, UPS, LastPass, AT&T dhe Costco.

Shërbimi në faqet e disa prej tyre ka filluar, por rrjeti televiziv CNBC bëri të ditur se shërbimet në internet të kompanisë ajrore Delta ishin të limituara.

Ende nuk dihet se cili ishte shkaku i kësaj ndërprerjeje.

XS
SM
MD
LG