Kampionia në fuqi e gjimnastikës në Lojrat Olimpike Simone Biles nuk mori pjesë në finalet e ekipit amerikan.
Ajo tha më pas se ishte tërhequr pasi nuk ishte në gjendje të mirë emocionale që të përballonte garën, duke pasur parasysh se sa të larta janë pritshmëritë ndaj saj.
Biles tha se ishte përballur me stresin e të qenit gjimnastja më e mirë në histori dhe se e kishte pasur shumë të vështirë ta përballonte një ghë të tillë.
Ylli 24-vjeçar i Shteteve të Bashkuara, që konsiderohet si gjimnastja më e mirë e të gjitha kohërave, pati një dëmtim në këmbë gjatë kërcimit të kaluçit dhe pasi u konsultua me trajnerin, u largua nga salla.
Ajo u kthye disa minuta më vonë me këmbën e djathtë të lidhur me fasho dhe përqafoi gjimnastet e tjera të ekipit Grace McCallum, Sunisa Lee dhe Jordan Chiles.
Ekipi amerikan i gjimnastikës u detyrua të përfundojë garat e mbetura pa të, duke pakësuar ndjeshëm shanset për një titull të tretë olimpik.
Biles arriti në Tokio si ylli i padiskutueshëm i Lojrave por pati vështirësi gjatë kualifikimit, të paktën duke u nisur nga standardet e saj të larta.
Me largimin e saj nga gara, ekipi i Komiteti Rus Olimpik mori medaljen e artë në gjimnastikë për femra, Shtetet e Bashkuara medaljen e argjendtë dhe Britania atë të Bronxit.
Pjesë nga ky lajm janë marrë nga agjencia Reuters dhe gazeta New York Times.
Facebook Forum