Italiani Marcell Jacobs fitoi garën olimpike 100 metra për meshkuj mbrëmjen e së dielës, duke kaluar vijën e finishit për 9.8 sekonda, dukesjellë për herë të parë medaljen e artë të sprintit në Itali.
Me një fitore surprizë, ai la pas Fred Kerley-n e Amerikës dhe Andre DeGrasse-n e Kanadasë, duke marrë vendin e mbajtur për 13 vjet nga Usain Bolt.
Vetëm pak minuta para fitores së tij, italiani tjetër Gianmarco Tamberi barazoi me Mutaz Essa Barshiming nga Katari, duke marrë medalje ari për kërcim së gjati.
Më herët, Yulimar Rojas nga Venezuela theu një rekord botëror 26-vjeçar në kërcimin e trefishtë me një kërcim prej mbi 15.67 metra.
Jacobs ka lindur në El Paso, Teksas - biri i një babai amerikan dhe një nëne italiane.
Ai u zhvendos në Itali kur ishte i vogël kur ushtria amerikane e transferoi babanë e tij në Korenë e Jugut. Ai ishte specialist i kërcimit për së gjati për vite me radhë dhe suksesi i tij më i madh i madh ishte një fitore 60 metra e mbyllur në kampionët evropianë.
Në lajme të tjera nga Lojrat Olimpike, Simone Biles vendosi të mos marrë pjesë në garat e së dielës, për shkak të një gjendjeje që quhet “the twisties”, që ndodh kur nuk arrin të koordinosh qëndrimin në ajër me token.
Facebook Forum