Lidhje

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë të shqetësuar nga përhapja e koronavirusit


Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara thonë se vazhdojnë të jenë të shqetësuar rreth përhapjes së variantit Delta të koronavirusit, pavarësisht statistikave të fundit që tregojnë se 70 për qind e amerikanëve të rritur janë vaksinuar me njërën dozë të vaksinës kundër COVID-19.

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë të shqetësuar nga përhapja e koronavirusit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:26 0:00

Javëve të fundit janë parë radhë të gjata makinash në qendrat e testimit në Majami të Floridës.

Gazeta ‘Miami Herald’ njofton se ndërsa rastet janë shtuar tek të gjitha grupmoshat, shifrat tregojnë se rritja më të lartë është vënë re tek fëmijët nën 12 vjeç.

Rastet në Florida janë në nivelin më të lartë të gjashtë muajve të fundit dhe sipas Shtëpisë së Bardhë, Florida është një ndër shtatë shtetet, që përbëjnë gjysmën e të gjitha rasteve të reja me Covid.

Drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi, tha për rrjetin e lajmeve ‘ABC’ se vala e fundit mund të shmangej.

“Ne nuk do të ishim në këtë gjendje sot me variantin Delta, nëse do të ishim më të efektshëm në procesin e vaksinimit. Tani po paguajmë një çmim të tmerrshëm”, tha Dr. Francis Collins.

Në një konferencë shtypi të mbajtur së fundmi, Guvernatori i Floridës, republikani Ron DeSantis, minimizoi rreziqet.

“Mendoj se është e rëndësishme të theksohet, se media i zmadhon gjërat. Përpiqen t’ju frikësojnë. Kur ju mundoheni t’i ndiqni dhe kur ata flasin për shtrime në spital, spitalet tona janë të hapura për biznes”, tha ai.

Vaksinimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ndërsa vendi përballet me një prirje të re shqetësuese nga varianti Delta, ekspertët e shëndetësisë thonë se vaksinimi mbetet mënyra më e mirë e mbrojtjes.

“Bëhet fjalë për të rinj, përfshirë fëmijë. Kemi numrin më të madh të fëmijëve të shtrirë në spital në gjithë pandeminë, tani për tani janë 1 mijë e 450. Natyrisht, meqenëse janë nën 12 vjeç nuk mund të vaksinohen, por ne të rriturit mund të kishim vepruar më mirë“, thotë drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi.

Pavarësisht rritjes së rasteve, në veçanti në Florida, Guvernatori DeSantis zotohet të vazhdojë kursin e njëjtë.

“Sa i përket mbylljes, ne nuk do të mbyllemi. Do t’i mbajmë shkollat hapur. Ne po mbrojmë punën e çdo banori. Po mbrojmë bizneset e vogla. Këto ndërhyrje dështuan vazhdimisht gjatë kësaj pandemie, jo vetëm në ShBA por dhe jashtë saj”, tha ai.

Presidenti Joe Biden njoftoi se punonjësve federalë do t’u kërkohet nënshkrimi i formularëve për të konfirmuar nëse janë vaksinuar. Në të kundërtën ata do të përballen me testime javore për COVID.

Administrata pritet që së shpejti të nxjerrë udhëzimin që u kërkon vaksinimin udhëtarëve të huaj në Shtetet e Bashkuara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG