Lidhje

SHBA dërgon trupa në Afganistan për evakuimin e diplomatëve amerikanë


Shtetet e Bashkuara po vendosin 3 mijë trupa amerikane në aeroportin e Kabulit për të ndihmuar në evakuimin e Ambasadës amerikane në Afganistan. Siç njofton korrespondentja diplomatike e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, disa vëzhgues e krahasojnë situatën me evakuimin që SHBA u bëri qytetarëve të saj nga Vietnami më 30 prill 1975.

SHBA dërgon trupa në Afganistan për evakuimin e diplomatëve amerikanë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:37 0:00

Në kushtet e përparimit të talebanëve të cilët çdo ditë po marrin nën kontroll kryqytete provincash ndërsa forcat afgane të sigurisë dorëzohen, Departamenti amerikan i Shtetet të enjten doli me një njoftim.

“Në përputhje me rrethanat dhe situatën e sigurisë, ne po zvogëlojmë edhe më tej praninë tonë në Kabul. Në javët e ardhshme presim të kemi vetëm prani thelbësore diplomatike në Afganistan. Për të lehtësuar reduktimin, Departamenti i Mbrojtjes do të vendosë përkohësisht personel shtesë në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai. Sekretari Bilnken, së bashku me Sekretarin Austin, komunikuan me Presidentin Ghani për të koordinuar planet. Më lejoni të jem shumë i qartë për këtë: Ambasada mbetet e hapur dhe ne planifikojmë të vazhdojmë punën tonë diplomatike në Afganistan”, tha zoti Price.

Në një konferencë shtypi, zëdhënësi i Pentagonit John Kirby dha më shumë detaje, duke thënë se pjesëtarë nga tre batalione këmbësorie do të jenë të parët që do të dërgohen në rajon.

“Ato tre batalione këmbësorie përbëhen nga afërsisht 3 mijë pjesëtarë dhe ata do t’u shtohen e trupave që ndodhen në Kabul. Për momentin atje kemi më shumë se 650 trupa. Këta 3 mijë do t’u bashkohen atyre”, tha zoti Kirby.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se tërheqja e personelit diplomatik nuk përcjell mesazhin e braktisjes tek populli afgan.

Por disa veteranë ushtarakë amerikanë dhe vëzhgues të tjerë thonë se kjo tërheqje e shpejtë u kujton atyre evakuimin poshtërues të amerikanëve të fundit nga tarraca e Ambasadës në Vietnamin e Jugut më 30 prill 1975, pasi Saigoni ra në duart e forcave komuniste të Vietnamit të Veriut. Para një muaji Presidenti Joe Biden hodhi poshtë krahasimin.

“Talebanët nuk janë Ushtria e Vietnamit të Veriut. Nuk krahasohen sa u përket mundësive. Në asnjë rrethanë nuk do të shihni njerëz që largohen nga Afganistani nga tarraca e ambasadës së Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Presidenti Biden vazhdimisht ka thënë se nuk ka zgjidhje ushtarake për luftën pothuajse 20 vjeçare në Afganistan ndërsa ka vlerësuar forcat amerikane për përmbushjen e misionit të tyre për të mposhtur Al-Kaidën dhe vrasjen e udhëheqësit terrorist, Osama bin Laden më 2011. Zoti Biden thotë se tani është koha që vetë afganët të mbrojnë vendin e tyre nga talebanët.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, nuk tha nëse Ambasada amerikane në Kabul do të qëndrojë e hapur në vendndodhjen e saj aktuale apo nëse do të lëvizë drejt aeroportit i cili pritet të mbrohet nga trupat amerikane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG