Lidhje

Prishtina angazhohet për evakuimin e shtetasve të Kosovës nga Afganistani


Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës tha të hënën se është duke punuar për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës që ndodhen në Afganistan që të kthehen në shtëpi.

Në një njoftim të kësaj ministrie thuhet se deri në mesditën e së hënës, është në kontakt të drejtpërdrejt me tre shtetas dhe po angazhohet për t’ju dalë në ndihmë. Ata janë në gjendje të mirë dhe nuk janë të rrezikuar.

Ministria u bëri thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës në Afganistan që të lajmërohen për të marrë sa më parë udhëzimet dhe ndihmën e duhur.

Kjo ministri tha se mbetet e përkushtuar që së bashku me partnerët ndërkombëtar të ofrojë të gjitha mjetet në dispozicion deri në evakuimin e të gjithë shtetasve të Kosovës nga Afganistani.

Autoritetet në Kosovë thanë të dielën se do të strehojnë refugjatë afganë, një kërkesë e bërë që më 16 korrik nga qeveria amerikane dhe se grup punues i qeverisë po merret me çështjet organizative bashkë me partnerët amerikanë.

XS
SM
MD
LG