Lidhje

Avancimi i shpejtë i talibanëve revolton veteranët e ushtrisë amerikane


afghanistan flag
afghanistan flag

Në 2002, korrespondenti i Zërit të Amerikës Kane Farabaugh punonte si gazetar për ushtrinë amerikane dhe pat intervistuar shumë ushtarë amerikanë gjatë një vizite në Afganistan në fazat e hershme të dislokimit të tyre në këtë vend. Pas rënies së Afganistanit në duart e talibanëve, gati 20 vjet pas ndërhyrjes amerikane, Frabaugh bisedoi me disa prej tyre që tani janë veteranë të luftës më të gjatë të Amerikës.

Avancimi i shpejtë i talibanëve revolton veteranët e ushtrisë amerikane
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:03 0:00

Duke parë në televizion zhvillimet e fundit në Afganistan nga shtëpia e tij në Mizuri, veterani i ushtrisë amerikane Steve Hutcherson pushtohet nga tronditja nga situata në atë vend.

“Është shumë e rëndë të shohësh atë që po ndodh. Kjo është shumë e ngjashme me atë që ndodhi gjatë rënies së Saigonit në Vietnam. Ne kemi shpenzuar kaq shumë jetë njerëzish dhe fonde nga buxheti i vendit për të ruajtur atë që kishim arritur dhe e gjithë kjo u zhduk për një kohë kaq të shkurtër", thotë ai.

Veterani Hutcherson e sheh kthimin e Afganistanit nën kontrollin e talibanëve si një humbje personale. Ai ishte ndër ushtarët e parë amerikanë të dislokuar në vend në fillim të vitit 2002. Hutcherson ka punuar si kontrollues i trafikut ajror në aeroportin Bagram, duke koordinuar avionët e forcave aleate në misionet luftarake për eliminimin e terroristëve. Ai beson se Shtetet e Bashkuara e arritën objektivin e tyre.

"Si rezultat i këtij misioni ne ishim të sigurt në 20 vitet e fundit", thotë veterani Hutcherson.

Por ai gjithashtu mendon se përpjekja e Shteteve të Bashkuara për të ndërtuar një shtet demokratik afgan ishte një "luftë e pafitueshme".

“Ishte një përpjekje për të luftuar një ide. Ideologjitë nuk luftohen me armë", thotë ai.

"Unë mendoj se pjesa më tronditëse është shpejtësia me të cilën u zhvilluan ngjarjet së fundmi", thotë veterania Rhonda Lawson, e cila ndoqi rënien e shpejtë të qeverisë afgane nga shtëpia e saj në Merilend.

Gati 20 vjet më parë, ajo ishte dislokuar në aeroportin Bagram, ku ka shërbyer si oficere në një njësi të ushtrisë amerikane për marrëdhëniet me publikun. Në Afganistan, ajo ka parë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të stërvitur ushtrinë e re afgane.

“Kjo ka ndryshuar pikëpamjen time mbi pyetjen nëse Ushtria Kombëtare Afgane ishte e përgatitur për të mbrojtur vendin e tyre. Nuk e di nëse kjo ndodhi për shkak se ata nuk luftuan apo dështuan në luftime. Por marrja e kontrollit nga talibanët për një kohë kaq të shpejtë është revoltuese për mua", thotë veteranja Rhonda Lawson.

"Ne kemi shpenzuar një shumë të jashtëzakonshme parash për të stërvitur ushtrinë e tyre që të luftojnë për të mbrojtur vendin dhe nuk duket se ata dëshironin ta bënin këtë. Nuk e di se cilat janë arsyet për këtë. Nëse ata nuk dëshirojnë të luftojnë për vendin e tyre, ne nuk mund të qëndrojmë atje përgjithmonë", thotë veterani i luftës, Steve Hutcherson.

"Pas 20 vitesh, nuk mendoj se duhet të kemi prani të forcave ushtarake amerikane atje", tha për Zërin e Amerikës veterani Dan Millbauer, i cili ka shërbyer në njësi të ndryshme të ushtrisë amerikane gjatë dy dislokimeve të tij në Afganistan.

“Afganistani ka qenë historikisht problematik. Sovjetikët u përpoqën ta mbanin nën kontroll. Ne u përpoqëm për 20 vjet këtë radhë që t'i bënim gjërat ashtu siç duhet të jenë. Por, nëse talibanët vijnë përsëri në pushtet, kjo ndodh për një shkak. Në të ardhmen duhet të përgjigjemi bazuar në atë që e gjykojmë se do të jetë e përshtatshme", thotë ai.

Tani që talibanët janë në kontroll të së ardhmes së pasigurt të Afganistanit, eksodi i atyre që kërkojnë siguri diku tjetër dhe që kanë mundësi të largohen, do të vazhdojë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG