Lidhje

Harris kërkon shtimin e presionit ndaj Pekinit për veprimet e tij në Detin e Kinës Jugore


U.S. Vice President Kamala Harris delivers remarks during the official launch of the CDC Southeast Asia Regional Office in Hanoi, Vietnam, August, 25, 2021. REUTERS/Evelyn Hockstein/Pool
U.S. Vice President Kamala Harris delivers remarks during the official launch of the CDC Southeast Asia Regional Office in Hanoi, Vietnam, August, 25, 2021. REUTERS/Evelyn Hockstein/Pool

Nënpresidentja amerikane Kamala Harris tha të mërkurën se bashkësia ndërkombëtare duhet të "shtojë presionin" ndaj Kinës për pretendimet e saj territoriale në Detin e Kinës Jugore. Në vitet e fundit, Pekini ka shtuar praninë në shumë zona të Detit të Kinës së Jugut, duke bërë patrullime të shpeshta dhe duke ndërtuar ishuj artificialë.

Nënpresidentja Harris i bëri komentet në ditën e saj të parë në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, përpara një takimi dypalësh me Presidentin Nguyen Xuan Phuc. Ajo tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të sfidojë bulizmin dhe pretendimet e tepërta detare të Kinës.

Komentet e Nënpresidentes Harris u bënë në vazhdën e akuzave që ajo tashmë kishte bërë ndaj Pekinit gjatë vizitës së saj në Singapor të hënën, duke thënë se Kina "vazhdon të imponojë, frikësojë dhe të bëjë pretendime territoriale ndaj pjesës dërrmuese të zonës së Detit të Kinës Jugore".

Më herët, Nënpresidentja Harris zhvilloi një takim me kryeministrin e Vietnamit Pham Minh Chinh në Hanoi pasi autoritetet dolën me konkluzionin se një sëmundje misterioze shëndetësore që ka prekur diplomatët amerikanë në Hanoi nuk përbënte asnjë rrezik për të.

Pas takimit, Nënpresidentja Harris vendosi lule në nderim të ish-senatorit John McCain në një monument në Liqenin Truc Bach në përvjetorin e tretë të vdekjes së tij.

Ish -piloti i Marinës Amerikane ka qenë rob lufte në Vietnam dhe më vonë luajti një rol të rëndësishëm si senator amerikan në afrimin e dy vendeve.

"Ai ishte një hero i jashtëzakonshëm amerikan. Pata nderin dhe privilegjin të shërbeja me të për një kohë të shkurtër në Senatin e Shteteve të Bashkuara. John McCain e donte vendin tonë, ishte guximtar dhe jetoi vërtet jetën e një heroi. Ai bëri sakrifica të mëdha në çdo shkallë të imagjinueshme, e donte vendin tonë dhe gjithmonë luftoi për më të mirën e asaj që përfaqësojmë ne. Dhe sot është përvjetori i vdekjes së tij."

Nënpresidentja Harris gjithashtu njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë një milion vaksina shtesë kundër COVID-19 për Vietnamin dhe do të hapin një degë të re rajonale të Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Hanoi.

Ajo është nënpresidentja e parë amerikane që viziton Vietnamin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG