Lidhje

Vendet e BE-së përshpejtojnë ritmin e vaksinimeve


Germany Outbreak Vaccine Surge
Germany Outbreak Vaccine Surge

Pasi u përballën me kritika të ashpra për fillimin e ngadaltë të programeve të vaksinimit kundër koronavirusit, shumë vende të Bashkimit Evropian kanë pasur një rritje të ritmit të vaksinimeve javët e fundit, madje më të lartë se në Shtetet e Bashkuara dhe Britani. Rregullat e rrepta lidhur me të ashtuquajturat pasaporta për koronavirusin, kanë bindur shumë vetë të vaksinohen.

Disa fëmijë në Gjermani marrin një çertifikatë dhe karamele, pasi bëjnë vaksinat kundër koronavirusit.

Vendet e BE-së përshpejtojnë ritmin e vaksinimeve
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:01 0:00

Gjermania është një nga disa vendet evropiane që ka filluar vaksinimin e fëmijëve. Shumë prej tyre do të fillojnë të bëjnë dozat përforcuese për më të moshuarit në javët e ardhshme.

"Ritmet e përshpejtimit kanë qenë shumë të suksesshme - por duhet të vazhdojmë përpjekjet", thotë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Bashkimi Evropian bleu vaksina për të gjitha vendet anëtare. Në fillim, ky bllok u përball me kritika për vonesat në miratim dhe shpërndarje. Tani vendet i vlerësojnë përpjekjet e tij. Spanja dhe Portugalia tani janë mes pesë vendeve të para në botë për nga përqindja e popullsisë të vaksinuar plotësisht.

"Suksesi i vendit, suksesi i të gjithëve ne, ka të bëjë së pari me strategjinë e blerjes të Bashkimit Evropian", thotë ministrja spanjolle e Shëndetësisë, Carolina Darias.

Rritja e normave të vaksinimit po nxitet gjithashtu nga rregulla të rrepta brenda vendeve. Mbi 12 shtete të BE-së kanë miratuar një formë të pasaportës dixhitale për COVID-19-e cila tregon nëse dikush është i vaksinuar, ka marrë një test negativ kohët e fundit, ose e ka kaluar sëmundjen. Ata që nuk kanë leje kalimi nuk mundtë hyjnë në bare, restorante dhe shumë vende publike.

"Sigurisht, gjithmonë do të ketë një grup të caktuar në shoqëri që është kundër vaksinimit. Por ata që janë pak më të pavendosur, mund të binden që të vaksinohen nëse përballen me pasoja”, thotë Fabian Zuleeg, Shefi Ekzekutiv i Qendrës për Politikat Evropiane.

Franca ka ndër rregullat më të rrepta të lejes për lëvizje për COVID-19 në Evropë. Seine-Saint-Denis, në veri të Parisit, është rajoni më i varfër i Francës - dhe përjetoi numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19 në vend në fillim të vitit. Por rajoni tani është ndjeshëm mbi mesataren kombëtare për marrjen e vaksinave. Një kryebashkiak lokal thotë se arsyeja është pasaporta për COVID-19.

"Kur u shpallën masat nga presidenti, pamë një rritje të madhe të vaksinimeve", thotë Jean-Baptiste Borsali.

Edhe në Itali, rregullat e rrepta që kërkojnë një të ashtuquajtur Leje të Gjelbër për COVID-in për të hyrë në bare dhe restorante kanë sjellë një rritje të vaksinimeve.

"Mendoj se është e drejtë të mbrosh ata që janë vaksinuar në mënyrë që të mos përfundojnë të izoluar përsëri", thotë Melissa Rando, banore e Romës.

Jo të gjithë janë dakord. Mijëra vetë dolën në rrugët e Rigës, Letoni, këtë muaj duke protestuar kundër rregullave të lejeve të kalimit për COVID-19. Protesta të ngjashme ka pasur në Francë, Spanjë dhe Itali.

Ndërkohë, kritikët thonë se Evropa po mbetet pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në numrin e dozave të vaksinave të koronavirusit të dhuruara për vendet më të varfra - dhe ka dhënë vetëm një pjesë të 200 milionë dozave të premtuara deri në fund të vitit 2021.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar që fillimisht vaksinat t'u shpërndahen vendeve më pak të zhvilluara përpara se vendet më të pasura t’i japin popullatës së tyre një dozë të tretë përforcuese.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG