Lidhje

Kosovë, 16 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit


Autoritetet në Kosovë konfirmuan sot se gjatë 24 orëve të fundit, 16 persona kanë humbur jetën nga pasojat e COVID-19.


Po ashtu brenda 24 orëve janë konfirmuar 2 mijë e 98 raste të reja të të prekurve nga virusi.

Infektimet janë shtrirë gjithandej Kosovës dhe shifrat e ditëve të fundit e bëjnë gushtin një nga periudhat më të rënda që nga shpërthimi i pandemisë.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Zëri i Amerikës, vetëm gjatë 27 ditëve të muajit gusht janë regjistruar rreth 31 mijë raste të reja të të prekurve nga COVID-19 ndërsa 138 persona kanë humbur jetën.

Infektimet e ditëve të fundit kanë prekur më së shumti moshat e reja, që përbën rreth 50 për qind të infektuarve ditorë.

Rritja e hovshme e numrit të infektimeve, ka rritur edhe numrin e personave që janë shtrirë në spitalet e vendit. Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar bëri të ditur të premten se në spitalet dhe klinikat e Kosovës janë të shtrirë një mijë e 51 pacientë të konfirmuar me COVID-19, prej të cilëve 952 me oksigjeno-terapi ndërsa 55 në gjendje të rëndë shëndetësore.

Qeveria e Kosovës po shqyrton që gjatë fundjavës të ashpërsoj edhe më tej masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke përfshirë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, shtyerjen e fillimit të vitit të ri shkollor dhe shkurtimin e orarit të punës për baret dhe restorantet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG