Lidhje

Kosovë, 22 të vdekur dhe 1 mijë e 894 raste si pasojë e COVID-19


Kosovo Covid

Edhe muaji shtator në Kosovë filloi me numër të lartë të personave që po humbin jetën dhe atyre që po infektohen si pasojë e COVID-19.

Autoritetet thanë se 22 vetë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga pasojat e COVID-19 ndëra janë konfirmuar 1 mijë e 894 raste të reja të të prekurve nga virusi.

Valbon Krasniqi
Valbon Krasniqi

Drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Valbon Krasniqi thotë për Zërin e Amerikës se kjo valë e re e COVID-19 po përhapet në mënyrë shumë të shpejt dhe si pasojë ka rritë edhe numrin e pacientëve që kërkojnë trajtim. Ai numëron disa nga dallimet ndërmjet kësaj vale të re të përhapjes së CODID-19 me ato të mëparshme.

“Tani kemi numër të konsiderueshëm edhe të moshave të reja që janë të shtrirë nëpër spitale, fatkeqësisht dia prej tyre kanë përfunduar me fatalitet, pra virusi po i prek edhe moshat e reja dhe duket se ka fituar edhe sa i përket fuqisë agresive për të prekur këto mosha dhe për të shkaktuar dëmtime serioze dhe karakteristika e tretë është fakti që kemi pasur një numër të madh të pacientëve për një periudhë të shkurtër kohore dhe mbi 90 për qind e të gjithë të spitalizuarve vazhdimisht kanë qenë në oksigjeno-terapi”, tha ai.

Kosovë, 22 të vdekur dhe 1 mijë e 894 raste si pasojë e COVID-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:28 0:00

Zoti Krasniqi thotë për Zërin e Amerikës se nëpër spitalet rajonale të Kosovës gjendja me hapësira për pranimin e pacientëve me COVID-19 është më e rëndë. Ai thotë se muaji gusht ishte më i vështiri deri më tani për Kosovën që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar.

“Aktualisht ne sot i kemi të shtrirë në shtatë spitale të ndryshme dhe klinikat e Qendrës Klinike dhe Universtiare të Kosovës 1 mijë e 200 pacientë që po marrin trajtim spitalor nga ta 59 i kemi në gjendje kritike që janë duke u trajtuar nëpër reparte të kujdesit inteziv dhe i kemi rreth 1 mijë e 100 pacientë tjerë që janë në oksigjeno-terapi të vazhdueshme".

Në mesin e pacientëve të shtrirë në spitale janë edhe personat e vaksinuar kundër COVID-19.

Sipas të dhënave Shërbimit Spitalor Klinik në spitalet e Kosovës janë të shtrirë 82 persona të vaksinuar me dozën e parë dhe 80 të tjerë me dy doza të vaksinës. Zoti Krasniqi thotë megjithatë personat e vaksinuar po shfaqin shenja më të lehta klinike.

“Gjatë gjithë kohës që kemi vërejtur është ajo që numri i pacientëve të shtruar të pavaksinuar është shumëfish më i madh, diku 85 për qind deri 90 për qind e pacientëve që kanë marr trajtim gjatë këtij muaji në spitalet tona kanë qenë të pavaksinuar ndërkohë që numri i të vaksinuarve të shtrirë në spitale ka qenë i vogël përveç kësaj edhe gjendja e përgjithshme klinike dhe manifestimet e sëmundjes te personat e vaksinuar duket që janë shumë më të lehta edhe në kuptim të gjendjes së përgjithshme por edhe në kuptim të ndryshimeve më të vogla te organet e mushkërive te personat sidomos te ata që janë me dy doza të vaksinës”, tha zoti Krasniqi për Zërin e Amerikës

Kosova po përballet me situatë të rëndë shëndetësore për shkak të rritjes së numrit të lartë të të infektuarve nga COVID-19. Vetëm gjatë muajit gusht u regjistruan më shumë se 36 mijë infektime ndërsa 238 veta humbën jetën.

Aktualisht në Kosovë janë më shumë se 27 mijë raste aktive, numër ky që sipas ekspertëve shumë i lartë dhe pritet të ndikojë në rritjen e atyre që do të kërkojnë trajtim spitalor.

Qeveria e Kosovës ka vendosur masa shtrënguese për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke kufizuar lirinë e lëvizjes, shtyerjen e procesit mësimor dhe shkurtimin e orarit të punës për kafet dhe restorantet.

XS
SM
MD
LG