Lidhje

Beteja zgjedhore në Kaliforni


Votuesit në Kaliforni vendosin sot nëse do të shkarkojnë, ose jo Guvernatorin Gavin Newsom, në zgjedhjet e posaçme.

Sipas anketimeve më të fundit të publikuara nga agjensia e lajmeve Reuters, zoti Newsom rezulton të ketë mbështetje të fortë. Në një sondazh të publikuar të premten nga Instituti i Studimeve Qeveritare në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, 60.1% e votuesve të mundshëm thanë se favorizonin mbajtjen në detyrë të guvernatorit dhe 38.5% nuk duan që ai të vazhdojë në këtë detyrë.

Demokratët kanë patur pjesëmarrje në votim dy herë më shumë se republikanët deri më tani, gjatë periudhës katër javore të votimit të hershëm, treguan të dhënat shtetërore.

Presidenti Joe Biden ishte dje në Kaliforni ku kërkoi mbështetjen e demokratëve. Rezultati i zgjedhjeve shihet edhe si tregues i mbështetjes së votuesve për politikat e rrepta të demokratëve kundër pandemisë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden vendosi në plan të parë përpjekjet e demokratëve kundër pandemisë së koronavirusit, ndërsa u kërkoi votuesve të Kalifornisë të mbështesin Guvernatorin Gavin Newsom, një ditë para votimit në zgjedhjet e posaçme në shtetin më të madh të Amerikës, në përpjekjet për shkarkimin e guvernatorit.

Beteja zgjedhore në Kaliforni
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:42 0:00

Presidenti demokrat bëri thirrjet gjatë një tubimi në qytetin e Kalifornisë Jugore, Long Beach.

“Sytë e vendit janë drejtuar nga Kalifornia sepse vendimi juaj nuk do të ndikojë vetëm në Kaliforni, por do të jehojë në të gjithë kombin, dhe sinqerisht, pa shaka, në të gjithë botën”, tha Presidenti Biden.

Në paraqitjen e tij ai theksoi rëndësinë për demokratët që të mbajnë guvernatorit në shtetin më të populluar të vendit, ku burojnë shumë politika progresive.

Në jug të vendit prej ku foli zoti Biden, rivali republikan, gazetari Larry Elder, u bëri thirrje mbështetësve të ndihmojnë republikanët gjatë 24 orëve të fundit të votimeve.

“Prandaj, ju lus të votoni për shkarkimin e tij. Pastaj, sigurohuni të ftoni dhjetë miq që të votojnë për shkarkimin e tij. Dhe pastaj unë e di se kush do të jetë zëvendësuesi”, tha zoti Elder.

Gavin Newsom është guvernatori i katërt në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe i dyti në Kaliforni që përballet me përpjekje për shkarkim.

Rezultatet e votimit të sotëm do të shërbejnë si një tregues se si i kanë pritur votuesit politikat e rrepta kundër pandemisë të miratuara nga demokratët dhe se si pritet të votojnë ata në zgjedhjet e vitit të ardhshëm për Kongresin amerikan dhe për gjysmën e guvernatorëve të vendit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG