Lidhje

Në Shkodër festohet “Dita e Biçikletës”


Në Shkodër festohet “Dita e Biçikletës”
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:05 0:00

Në Shkodër festohet “Dita e Biçikletës”

Qyteti me traditën më të herëshme në Shqipëri në përdorimin e biçiletave, Shkodra, i ka kushtuar një ditë të veçantë festive këtij mjeti, që vazhdon të përdoret edhe sot e kësaj dite nga rreth 30 përqind e banorëve, ç’ka e rendit atë në qytetin e pestë në Europë përnga përdorimi i biçikletave, gjithnjë në raport me numrin e banorëve. Kastiot Faci, i shoqatës “The door”, thotë se “Dita e Biçikletës” synon të nxisë qytetarët që të përdorin sa me shumë biçikletën për të mbrojtur kështu edhe mjedisin natyror.

“Kanë ardhur nga Ulqinë e nga Shkodra njerëz që janë dashamirës të biçikletës. Dhe, ne sot sëbashku, synojmë të promovojmë këtë mjet dhe lëvizjen e lehtë që të jep biçikleta”.

Ashtu si shumë të rinj, prindër dhe fëmijë, edhe drejtuesi i organizatës “Drejtësi dhe paqe”, Luigj Mila, është bërë pjesë e “Ditës së biçikletës”, duke pedaluar nga Ura e Bunës në drejtim të zonës rurale të Dajçit, një rrugë kjo prej rreth 40 kilometrash.

“Kemi informacione, fatkeqësisht shumë negative përsa i përket ndotjes dhe ndryshimit të klimës. Mendoj se ky aktivitet i sotëm i shërben këtij qëllimi. Shpresoj se do të ketë sensibilizim dhe garë dhe biçikleta të rikthehet në origjinën e saj në Shkodër”.

Ashtu si çdo vit, në “Ditën e biçikletës”, në Shkodër kanë ardhur edhe përdorues të biçiletës nga qytete të tjera të vendit, por edhe nga Ulqini. Don Gabrieli thotë se nisma të tilla duhet të zgjerohen edhe në rajon.

“Shkodra ka sot një biçikletë më tepër edhe ka një makinë më pak. Do të thotë se ajri është më i pastër. Shumë ide e mirë. Kjo do të jetë një angazhim i imi për të ardhmen, që edhe në Ulqin të kemi një ditë të tillë”.

Biçikleta e parë në Shkoder ka arritur në vitin 1907 nga konsulli suedez në këtë qytet. Por, megjithëse Shkodra njihet si qyteti me numrin më të madh të biçiklatave në Shqipëri dhe në rajon, sipas ekspertit të turizmit, Gentian Mema, infrastruktura për lëvizjen me biçikleta në qytet ka ardhur duke u përkeqësuar gjatë 30 viteve të fundit, kjo për shkak të numrit të madh të automjeteve që lëvizin në rrugë .

“Problenatikat e sotme janë ato të trafikut, të sigurisë në rrugë, të ndërgjegjësimit të drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit në rrugë, moszënies së korsive të biçikletave dhe, sigurisht, gjatë qarkullimit të mos i afrohen shumë çiklistave. Kjo do t’u krijonte njerëzve të lëvizin më shumë me biçikleta”.

Vitet e fundit, në Shqipëri dhe në rajon, lëvizja me biçikleta ka ardhur duke u bërë më pak e sigurtë, për shkak të shtimit me shpejtësi të numrit të automjeteve në rrugë dhe mungesës së korsive të dedikuara për biçikletat. Ndaj, pjesëmarresit e sotem në “Ditën e biçikletës” në Shkodër, apeluan për krijimin e infrastrukturës së nevojshme për lëvizjen e qytetarëve me biçikleta .

XS
SM
MD
LG