Miliona amerikanë drejt qendrave të vaksinimit për të marrë dozën shtesë të vaksinës
Miliona amerikanë kanë filluar të zënë radhën për vaksinën përforcuese të kompanisë Pfizer vetëm disa orë pasi Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve vendosi që vaksina të jetë e disponueshme për personat e moshës mbi 65 vjeç.