Lidhje

Sondazhi: Shumica e amerikanëve duan më shumë diplomaci dhe më pak veprime ushtarake


Një sondazh i ri në nivel kombëtar, i kryer nga Fondacioni “Grupi i Euroazisë” ve në dukje se pjesa më e madhe e amerikanëve mbështesin më shumë veprimet diplomatike e më pak dislokimet e trupave ushtarake në të gjithë botën. Ky është sondazhi i parë në shkallë të gjerë, kryer që nga fundi i luftës 20-vjeçare të Shteteve të Bashkuara në Afganistan. Korrespondentja e “Zërit të Amerikës” Cindy Saine njofton.

Sondazhi: Shumica e amerikanëve duan më shumë diplomaci dhe më pak veprime ushtarake
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:50 0:00

Me largimin e trupave të fundit amerikane nga Afganistani në muajin gusht, pas 20 vitesh qëndrimi atje, Presidenti Joe Biden tha në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se Uashingtoni po kalon nga një epokë e "luftrave të vazhdueshme", në një epokë të "diplomacisë së vazhdueshme".

Një sondazh i ri kombëtar, që përfshiu 2,000 amerikanë me të drejtë vote, gjeti se shumica e tyre, duket se pajtohen me këtë qëndrim.

Pjesa më e madhe e të anketuarve nga Fondacioni “Grupi i Euroazisë” janë për një zvogëlim të numrit të trupave ushtarake amerikane, si dhe të angazhimeve mbi çështje të sigurisë jashtë vendit. 58 për qind thonë se janë për një rritje të angazhimit diplomatik amerikan.

Caroline Grey është një nga studiueset kryesore, që janë marrë me sondazhin.

"Ne gjetëm se pjesa më e madhe, 62 për qind, mendojnë se mësimet më të rëndësishme, që u morën nga lufta, ishin se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të merren me çështje të ndërtimit të një kombi, ose se SHBA-të duhet të dërgojnë trupa në një vend të rrezikshëm, vetëm nëse kërcënohen interesat jetike kombëtare”, thotë ajo.

Sipas sondazhit, në mesin e amerikanëve më të rinj, të moshës 18 deri në 29 vjeç, 80 për qind besojnë se nëse Shtetet e Bashkuara nuk ndodhen nën rrezik për t’u sulmuar, presidenti duhet të kërkojë miratimin e Kongresit përpara se të urdhërojë veprime ushtarake jashtë vendit.

65 për qind e amerikanëve më të rinj në moshë, janë për rifillimin e negociatave bërthamore me Iranin. Ata janë më skeptikë ndaj një Amerike që rrit praninë e saj ushtarake në Azinë Lindore për t'iu kundërvënë një Kine që po forcohet. Shumica e tyre gjithashtu janë për uljen e shpenzimeve amerikane për mbrojtjen. Pra, ata kanë shumë më shumë gjasa sesa amerikanët më të mëdhenj në moshë, që të jenë për një zvogëlim të gatishmërisë ushtarake të Amerikës dhe mbështetja tek ushtria në zgjidhjen e sfidave globale", thotë Caroline Grey, e Fondacionit “Grupi Euroasia”.

Në sondazh amerikanët shfaqen të ndarë mbi atë se cila mund të ishte qasja më e mirë ndaj Kinës dhe Rusisë. 40 për qind thonë se nuk e dinë se çfarë duhet të bëjnë Shtetet e Bashkuara nëse Kina do të pushtonte Tajvanin. Kjo duket të jetë në kontrast me atë që një ekspert thotë se është konsensusi dypartiak mes udhëheqësve të politikës së jashtme amerikane.

"Mendoj se në fushën e sigurisë, Uashingtoni, siç ju e dini mirë, është i fiksuar me Kinën, si një konkurrent në rritje. Vetë presidenti ka folur shumë shpesh për këtë periudhë që po kalojmë, një periudhë të konkurrencës mes fuqive të mëdha, të demokracisë kundër autokracisë dhe të një shqetësimi real, se Kina si një autokraci, që ka shumë burime e një plan të qartë, ka për qëllim të dominojë çështjet globale”, thotë Christopher Skaluba, i Këshillit të Atlantikut.

Duke iu referuar ndihmës ndërkombëtare, sondazhi gjen se amerikanët janë më shumë për ndihmë humanitare, ndihmë në rast katastrofash dhe lidhur me COVID-19, e më pak, për ndihmë ushtarake e shitje armësh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG