Lidhje

Shkodër, marrshim i të rinjve kundër drogës


Shkodër, marrshim i të rinjve kundër drogës
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:12 0:00

Me moton “Jeta është një dhuratë e çmuar, mos e humb për shkak të drogës” disa dhjetëra të rinj të Shkodrës marshuan sot në rrugën qendrore të qytetit në shenjë ndërgjegjësimi për të gjithë të rinjtë.

Marshimi morri shkak nga vrasja, pak ditë më pare, në krye të detyrës e oficerit të policisë së Lezhës, Saimir Hoxha, tashmë i shpallur “Dëshmor i Atdheut”, gjatë kontrollit të territorit për kultivimin e bimëve narkotike, në lagunën e Kune-Vainit”, vrasje kjo e kryer nga një i ri 21-vjeçar.

Përmes një deklarate të publikuar nga të rinjtë e koalicionit kundër drogës dhe pijes “Dua, mund, arrij” dhe të lexuar nga e reja Erinda Zaganjori, ata angazhohen në një nisëm të re kundër drogës.

“Kjo nisëm nisi nga anëtarët e koalicionit “DMA” duke u nisur nga ngjarja e fundit e vrasjes së punonjësit të policisë në krye të detyrës, në luftë kundër drogës dhe krimit. Për të kontribuar në një shoqëri të shëndetshme, jemi bërë të gjithë bashkë sot dhe angazhohemi në veprimtari dhe aktivitete që kanë në fokus ndërgjegjësimin e të rinjve, si një nga grupet më të prekura nga përdorimi i substancave narkotike”, tha ajo.

Përfaqësuesi i koalicionit “DMA”, Alfred Zefi, thotë se pasojat e kultivimit dhe përdorimit të drogave po dëmtojnë shoqërinë dhe, në veçanti, të rinjtë pasi ato çojnë në problematika që lidhen me kriminalitetin, siç është edhe rasti më i fundit në Lezhë ku humbën jetën dy përsona, një oficer policie në krye të detyrës dhe një i ri 21 vjeçar, i dyshuar si kultivues dhe përdorues i kanabisit.

“T’i japim zë një problematike që është shumë shqetësuese për shoqërinë tonë siç është përdorimi i drogës dhe alkolit, por në mënyrë të veçantë i substancave narkotike. Ne, së bashku me organizata, institucione, por edhe të rinj, duam të japim pikërisht këtë mesazh që, për të jetuar në një komunitet që është i sugurtë, patjetër duhet të marrim veprime qysh sot në mënyrë që të eleminojmë këtë problem”, tha Alfred Zefi.

Kultivimi, trafikimi, por edhe shpërndarja apo përdorimi i drogave si veprimtari kriminale, përbën një fenomen në rritje tek mjaft të rinjë të stresuar nga jeta e përditëshme, por edhe të nxitur nga dëshira për t’u pasuruar me lehtësi dhe shpejt.

Ndaj, të rinjtë pjesëmarrës në marshimin e sotëm “Jeta është një dhuratë e çmuar, mos e humb për shkak të droges” përcollën mesazhe sensibilizuese kundër përdorimit të drogës dhe në mbështetje të jetës.

Periudha e gjatë e pandemisë COVID-19, me masat kufizuese, është shoqëruar edhe me shtimin e rasteve të kultivimit dhe përdorimit te drogës në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë, Qendra Europiane e Monitorimit për Drogat dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA) ka evidentuar edhe faktin se, për shkak të pandemisë një numër më i pakët përdoruesish kanë mundur te marrin trajtimin e nevojshëm

XS
SM
MD
LG