Lidhje

Misionet arkeologjike në Luginën e Drinos sfidojnë pandeminë


Tre site të rëndësishme arkeologjike në Luginën e Drinos në Gjirokastër, Qyteti antik i Antigonesë, Teatri romak i Sofratikës dhe Kalaja e Palokastrës janë përfshirë nga gërmimet arkeologjike. Gjetje të reja po hedhin dritë për disa periudha historike duke e kthyer Luginën në një destinacion të rëndësishëm turistik.

Misionet arkeologjike në Luginën e Drinos sfidojnë pandeminë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:54 0:00

Një mision kompleks arkeologjik në tre site në Lugën e Drinos në Gjirokastër po sfidon vështirësitë e pandemisë së koronavirusit. Qyteti antik i Antigonesë, i ndërtuar nga mbreti Pirro në vitin 295 pk, Kalaja e Palokastrës dhe Teatri romak i Sofratikës i periudhës së Hadrianit janë përfshirë nga gërmimet dhe kërkimet e arkeologëve dhe studentëve shqiptarë dhe italianë.

“Misioni rikthehet pas një viti ndërprerje për shkak të pandemisë", thotë për Zërin e Amerikës arkeologu Melsi Labi.

"Me këtë ekspeditë të sivjetshme ne kemi një plan shumëpalësh për të arritur. Përvec zbulimeve shkencore ku kërojmë dhe besoj do gjejmë traktet e mureve të ndërtesave që kanë qenë brenda kësaj kështjelle po pëpriqemi të gjejmë edhe rrugën hyrëse të kalasë nga pjesa perëndimore e saj dhe vazhdimin e komunikmit të këtyre ndërtesave", thotë ai.

Ndërsa arkeologu italian Rikardo Karmenati thotë “se misioni i këtij viti është mjaft i rëndësishëm, sepse do të lejojë të konfirmohen të dhënat e siguruara nga analizat me gjeoradar dhe gjeomagnetike të kryera gjatë viteve të shkuara”.

Plotësimi i kërkimeve vijon ta bëjë Palokastrën një itinerar gjithnjë e më të vizitueshëm turistik thotë zoti Labi që vlerëson edhe përmirësimin e nyjes rrugore që lidh rrugën kombëtare me sitin arkeologjik.

"Synojmë t'i japim një zhvillim dhe ta vendosim në hartën turistike këtë sit arkeologjik. Kjo për shkak se kërkojmë të kemi dhe një zhvillim ekonomik dhe kulturor të zonës. Prefektura, Bashkia , Universitetet e Gjirokastrës dhe Maceratës kanë treguar përkushtim . Edhe përmirësimi rrugës lidhëse me këtë sit, që më parë ka qenë shuëm e dëmtuar, është një hap prë t`u vlerësuar”, thotë ai.

Në gërmimet arkeologjike krahas arkeologëve po marrin pjesë edhe studentë shqiptarë dhe italianë. Arkeologu Karmenati vlerëson bashkëpunimin mes Universitetit të Maceratës në Itali dhe Universitetit të Tiranës si dhe Universitetit të Gjirokastrës.

“Është shumë i rëndësishëm formimi i arkeologve të rinj si studentëve shqiptarë dhe italianë, për të pasur një nje metodë të përbashkët pune në një gërmim të tillë të madh dhe të rëndësishëm”, thotë zoti Karmenati.

Ndërsa Silvia Tiburci studente në Universitetin e Maceratës thotë se ndihet mirë që është përfshirë në këtë mision.

"Sigurisht është interesant kontakti me kultura të ndryshme mbi të gjitha shkëmbimi me studentët shqiptarë i përvojës në gërmime. Edhe kjo është një vlerë e shtuar e përvojës sonë këtu në Shqipëri", thotë studentja Tiburci.

Ndërsa Gelti Kotoni student i vitit të tretë në Universitetin e Tiranës thotë se është hera e parë që merr pjesë në një gërmim arkeologjik. Pandemia e ka vështirësuar jetën e studentëve sidomos në misone të tilla arkeologjike por akoma punohet në terren, thotë studenti shqiptar.

Ndërsa studentja italiane Maria Kaponi thtoë se është e lumtur që merr pejsë në këtë gërmim që është i pari për të.

“Jam shumë entuziaste që do të mund të punoj me profesionistë nga të dy universitetet dhe studentët shqiptarë", thotë studentja italiane.

Ndërsa në qytetin antik të Antigonesë kërkimet këtë vit krahas zbulimit të pjesëve të qytetit synojnë të shkojnë tek identifikimi i teatrit.

Lugina e Drinos përfshin një sipërfaqe prej rreth 400 kilometrash katrorë, dhe vlerësohet si një nga mrekullitë arkeologjike të Shqipërisë. Në dhjetëra site, përfshihen 5 qytete të mëdha për kohën, 15 kala dhe shumë fortifikime të periudhave të ndryshme historike.

Lugina fare pranë qyetit të Gjiroakstrës, pasuri botërore e UNESCO-s po shërben gjthnjë e më shumë si tërheqje për mijëra turistë venda dhe të huaj.

XS
SM
MD
LG