Lidhje

Shpërthim me bombë pranë xhamisë kryesore të Kabulit


Taliban fighters walk at the entrance of the Eidgah Mosque after an explosion in Kabul, Afghanistan, Oct. 3, 2021.

Një shpërthim me bombë pranë xhamisë kryesore të Kabulit të dielën pasdite vrau dhe plagosi disa civilë afganë, tha zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid.

Ishte sulmi i parë i tillë në kryeqytet që nga fundi i gushtit, kur një vetëvrasës i Shtetit Islamik Khorasan vrau rreth 200 njerëz, përfshirë 13 ushtarë amerikanë, pranë aeroportit të Kabulit.

Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin e së dielës në xhaminë Eid Gah në qendër të qytetit dhe me sa duket ishte synuar një tubim që ofronte lutje speciale për nënën e zëdhënësit Mujahid, e cila kohët e fundit ndërroi jetë.

Zëdhënësi i talebanëve me bazë në Katar, Suhail Shaheen tha se Mujahidi ishte "i sigurt" së bashku me kolegët e tjerë, sepse shpërthimi ndodhi larg vendit ku ata ishin vendosur.

Hamidullah, një anëtar i talebanëve, tha se ishte vetëm tre metra larg sulmuesit vetëvrasës, në xhami në kohën e shpërthimit.

Filiali afgan i Shtetit Islamik, i njohur gjithashtu si ISIS-K, ka ndërmarrë një seri sulmesh në provincat lindore të vendit, Nangarhar dhe Kunar, javën e fundit, duke vrarë dhjetëra civilë dhe luftëtarë talebanë.

XS
SM
MD
LG