Lidhje

Tiranë: Qeveria dhe opozita, mirëkuptim për blerjen e vaksinave, por jo për pandeminë dhe ekonominë


Albanian Parliament in a plenary session Albania
Albanian Parliament in a plenary session Albania

Shumica dhe opozita miratuan së bashku sot në Kuvend vendimin për të blerë mbi 500 mijë vaksinave Pfizer shtesë gjatë Pandemisë.

Megjithatë, Kuvendi u përfshi nga debatet midiss palëve lidhur me përballimin e Pandemisë Covid dhe vështirësive ekonomike, që shkaktoi ajo.

Tiranë: Qeveria dhe opozita, mirëkuptim për blerjen e vaksinave
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:20 0:00

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkëmbyen akuza për keqpërdorim politik të vështirësive aktuale në ekonomi dhe abuzim me treguesit e Pandemisë.

Kryetari i Partisë Demokratike të opozitës Lulzim Basha, kritikoi qeverinë për fshehje të realitetit shqiptar me Pandeminë.

Ai tha se qeveria u kompromentua me manipulim të shifrave sa u takon numrit të vdekjeve nga COVID-19, ndihmës ekonomike dhe rimbursimit të të prekurve nga koronavirusi.

Zoti Basha shtoi se gjatë kësaj kohe pandemie janë zhvilluar shumë tendera abuziv, të fshehura pas sekretit shtetëror.

Ai theksoi se pjesa dërrmuese e qytetarëve të sëmurë u kuruan me paratë e tyre, ndërsa qeveria nuk i ndihmoi përbalë cmimeve të shtrenjta, sepse skema e rimbursimit dështoi.

“Në fund të Europës e la Shqipërinë qeveria edhe për masat gjysmake që ofroi. Bizneset mbylleshin, njerëzit humbnin vendet e punës dhe varfëria shtohej në çdo cep të vendit, ky pushtet, që ka përparësi koncesionet, PPP-të, tenderat sekretë dhe korruptivë dhe grabitjen e pronave të qytetarëve dhe pronës publike, dha ndihmën më të ulët ekonomike në gjithë kontinentin” – u shpreh zoti Basha.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama hodhi poshtë akuzat për propagandë e manipulime të shifrave, duke theksuar se të dhënat mbi gjendjen shëndetësore dhe ekonomike të vendit janë gjithmonë realiste, po ashtu si edhe masat e marra në përmirësimin e tyre.

“Siç nuk e kemi lënë këtë popull vetëm, as për tërmetin, as për pandeminë, nuk do e lëmë as tani. Mos u ngusni t’i thoni do t’ju rrisë çmimin e energjisë gogoli, se do të dilni shumë keq. Mohimi i krizave dhe aleanca me virusin, aleanca me tërmetin, aleanca me përmbytjet, aleanca dhe me krizën energjetike, nuk ju bën alternativë, se do ju kishte bërë e po të ishit alternativë, do ishit një zgjedhje e mundshme. Nuk zgjidheni dot, sepse shqiptarët nuk janë budallenj, siç i trajtoni ju kur flisni këtu, a thua se keni ardhur nga hëna! A thua se nuk keni qeverisur!” - tha zoti Rama.

Opozita nga ana e saj fajësoi qeverinë socialiste se po përpiqet të mbulojë dështimet e kësaj situate me paralajmërimet për rritje cmimesh për shkak të ndryshimeve në tregjet ndërkombëtare.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, renditi një seri propozimesh për të ndihmuar qytetarët si heqja e taksës së karburanteve, uljen e TVSH-së për ushqimet dhe rimbursimin e energjisë elektrike.

Ai shtoi se kryeministri Rama po e përdor krizën si një alibi për dështimet e qeverisë.

“Iu desh tani një krizë për të mbuluar dështimin, keqmenaxhimin dhe korrupsionin e pakicës që drejton me vota të vjedhura në zgjedhje. Nxori frikën, për të justifikuar ngritjen e çmimeve që do të kenë vetëm një qëllim: mbushjen e gropave që ka hapur, duke ia kaluar barrën e korrupsionit dhe keqmenaxhimit familjeve shqiptare. Jo vetëm në sektorin energjisë, por në gjithë strukturën shtetërore, i cili administrohet me militantët e patronazhistët, për t’iu shërbyer klientëve të qeverisë, dhe jo qytetarëve” - tha zoti Basha.

Por kryeministri Rama tha se çmimet e tregut janë pjesa kryesore e ekonomisë së lirë dhe me to po përballen aktualisht edhe vendet e zhvilluara. Ai shtoi se është opozita ajo që po keqpërdor situatën për qëllime politike, ndërsa qeveria përmirësoi menaxhimin e energjisë dhe po merr masa për të shtuar burime të ndryshme energjitike, sepse deri tani varet vepetëm nga rezervat ujore në hidrocentrale.

"Ne kemi sot në kantier, dy parqet me energji diellore. Po hapim edhe kantierin e energjisë së erës. Po ashtu jemi në diskutime jo vetëm për Skavicën që ka filluar puna, por dhe për TEC-in e Vlorës që e latë gërmadhë, për ta kthyer në portë të hyrjes së gazit të lëngshëm nga SHBA-ja. Të gjitha këto do të bëjnë atë që kemi thënë, që brenda kësaj dekade, ne do të jemi eksportues neto të energjisë. Atëherë po, nuk do jemi më të varur se çfarë ndodh lartë e poshtë, por sot jemi të varur” - tha zoti Rama.

Kryeministri Rama deklaroi të dielën se Shqipëria ashtu si gjitha vendet e tjera, është përfshirë në krizën energjitike globale, ku ka mungesa lëndësh energjitike dhe rritje çmimesh.

Brenda kësaj jave qeveria pritet të shpallë një seri masash për të mbrojtur shtresat më në nevojë, konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG