Lidhje

SHBA-Meksikë, takim i nivelit të lartë për çështjet e sigurisë


Me migrimin që vazhdon të jetë një çështje urgjente, Sekretari i Shtetit Antony Blinken, Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas dhe zyrtarë të tjerë amerikanë zhvilluan bisedime të nivelit të lartë për çështjet e sigurisë me Presidentin Meksikan. Sipas ekspertëve përparësitë e administratës së re amerikane në lidhje me Meksikën kanë ndryshuar.

SHBA-Meksikë, takim i nivelit të lartë për çështjet e sigurisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:07 0:00

Teksa Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas ishin në një takim të nivelit të lartë për çështjet e sigurisë në kryeqytetin Mexico City, autoritete meksikanë thanë se kishin ndaluar më shumë se 650 migrantë pa dokumente nga Guatemala që udhëtonin në një kamion frigorifer. Më shumë se gjyma e tyre ishin fëmijë dhe qëllimi kryesor ishte kalimi i kufirit drejt Shteteve të Bashkuara.

Në muajt e fundit, dhjetëra mijëra migrantë nga Haiti dhe Amerika Qendrore kanë mbërritur në Meksikë për të arritur më pas në kufirin jugor të SHBA.

Sekretari amerikan i Shtetit tha se çështja e migrimit ishte sërish në qendër të diskutimit mes dy vendeve, që po përpiqen të krijojnë një marrëdhënie të re.

“Ky takim shënon fillimin e një kapitulli të ri bashkëpunimi për sigurinë. Do të punojmë si partnerë të barabartë në përcaktimin e përparësive tona. Ky takim kërkon të gjejë zgjidhje për shkakun rrënjësor të sfidave të sigurisë me të cilat përballemi, duke përfshirë pabarazinë, korrupsionin, pandëshkueshmërinë, duke punuar jo vetëm në modernizimin e ligjeve por dhe për të krijuar më shumë mundësi ekonomike”, tha Sekretari amerikan i Shtetit.

Edhe presidenti meksikan e ka bërë të qartë se është gati për një kapitull të ri, thotë Andrew Rudman nga Qendra Wilson.

“Unë mendoj se Meksika dhe presidenti Lopez kërkojnë respekt. Presidenti meksikan dëshiron që SHBA ta dinë se Meksika është një vend sovran, me sfidat dhe problemet e veta. Mendoj se ai do të kërkojë nga Shtetet e Bashkuara që ky dialog për sigurinë të mos jetë i njëanshëm”, thotë zoti Andrew Rudman.

Lufta kundër karteleve të drogës ka qenë prej kohësh përparësia kryesore për Shtetet e Bashkuara në marrëdhëniet me fqinjin e saj jugor. Por presidenti meksikan Lopez thotë se ai dëshiron “përqafime, jo plumba”.

“Presidenti meksikan do të kërkojë ndihma për të krijuar qëndrueshmëri ekonomike, që njerëzit të mos kryejnë krime. Ai dëshiron ta trajtojë çështjen e drogës nga këndvështrimin i tij. Ai nuk dëshiron përplasje, pra nuk do ndihma në armatime nga SHBA për të luftuar kartelet”, thotë Guadalupe Correa-Cabrera, nga Universiteti “George Mason”.

Takimi i nivelit të lartë që u mbajt në Mexico City, sipas analistit Andrew Rudman, tregon se përparësitë kanë ndryshuar nga administrata e mëparshme amerikane.

“Nën administratën Trump, unë mendoj se marrëdhënia ishte më shumë ekonomike, u përqëndrua më shumë tek tregtia deri sa u nënshkrua marrëveshja SHBA-Kanada-Meksikë. Tani po flasim vetëm për migracionin”, thotë Andrew Rudman, nga Qendra Wilson.

Sipas zotit Rudman problem i migrimit është një krizë humanitare që do të kërkojë bashkëpunim afatgjatë midis Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe vendeve të Amerikës Qendrore.

XS
SM
MD
LG