Lidhje

Qendra “Shpresë” në mbështetje të personave me probleme mendore


Qendra “Shpresë” në mbështetje të personave me probleme mendore
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:43 0:00

Qendra ditore “Shpresë” ndodhet në një nga lagjet e vjetra të qytetit të Shkodrës. Ajo trajton personat me probleme të shëndetit mendor, atë që vuajnë nga sindromi daun, autikët, si dhe para-tetraplegjikët. Prej 15 vitesh, Mirela Koçi, punon si kujdestare në këtë qendër. Ajo thotë se synimi kryesor i qendrës është aftësimi i këtyre personave për t’u integruar sa më shumë në jetën e përditëshme.

Mundohemi që t’i integrojmë. Kjo është gjëja kryesore e këtij aktiviteti, për me i integru, me i futë në jetën sociale, në komunikim, bashkëbisedim, dialog”.

Aktualisht, në qendrën ditore “Shpresë” trajtohen 23 të rinj. Ata marrin trajtim psikologjik, ndërkohë që aktivizohen në veprimtari të ndryshme si punime me dorë, pikturë, deri tek panairet, por edhe shfaqjet e thjeshta artistike. Indriti dhe Romario janë dy nga pjesëtarët e kësaj qendre. Ata thonë se u pëlqen të qëndrojnë këtu dhe se dëshira e tyre është të pikturojnë.

Drejtuesi i qendrës ditore “Shpresë”, Luigj Mila, thotë se ajo u hap 25 vite më parë bashkë dhe 7 shtëpi familje, ku strehohen 60 persona jetim biologjikë dhe socialë, të ardhur nga shumë rrethe të vendit dhe me probleme të shumta të shëndetit mendor dhe atij fizik.

Pjesa më e madhe e tyre janë të braktisur që në moshë të vogël. Kemi raste ekstreme siç është Eni Themali, që është gjetur në themelet e një ndërtese dhe ne nuk kemi patur mundësi që t’ia mësojmë mbiemrin dhe j’a kemi vendosur Themeli, vetëm si fakt se ku e kemi gjetur. Problematikat janë të mëdhaja. Ata vazhdojnë që të rriten, të moshohen dhe, me rritjen e moshës rriten edhe problematikat dhe ne jemi në një rrugë të panjohur, rrugë që nuk e dime se ku do të na çojë. Megjithatë, kemi besim të plotë se do t’ia dalim”.

Për psikologen sociale të qendrës “Shpresë”, Suela Ndojën, problemet me të cilat përballen personat e kësaj qendre, si zhvillimi fizik dhe ai mendor, paraqet për sfida të shumta në procesin e riaftësimit dhe integrimit.

Kanë nevojë për përkujdesje për vetë faktin se nuk arrijnë që të kuptojnë dhe t’ia dalin mbanë në jetë. Kjo gjë e vështirëson edhe më shumë jetesën e tyre në komunitet, që do të thotë se kanë nevojë për terapi sociale, nevojë që të komunikojnë”.

Që nga krijimi i saj, thotë Luigj Mila, qendra ditore “Shpresë” është financuar kryesisht nga donatorë të huaj, por gjatë dy viteve të fundit, edhe për shkak të vështirësive të krijuara në nivel global nga pandemia COVID-19, qendra po has vështirësi me thithjen e donacioneve.

Mund të themi me kënaqësi se projekti “Shpresa” ka arritur disa suksese, pavarësisht problemeve te mëdhaja ekonomiko-financiare. Kemi një mbështetje modeste nga shteti. Rreth 40 përqind të fondeve vijnë nga shteti shqiptar. Pjesa tjetër do të sigurohet nga donatorë dhe kjo n’a vë në pozita jo shumë lakmuese, sepse vështirësitë janë, po ashtu edhe kriza botërore financiare nga pandemia vazhdon të jetë evidente”.

Vitet e fundit, në Shqipëri, vërehet një shtim i numrit të personave që vuajnë me probleme të shëndetit mendor. Ndaj drejtuesit e qendrës “Shpresë” apelojnë për më shumë mbështetje, si nga qeverisja qendrore ashtu edhe ajo vendore, por edhe nga komuniteti.

XS
SM
MD
LG