Lidhje

Maqedonia e Veriut regjistron 7 mijë viktima nga COVID-19


Maqedonia e Veriut, numri i viktimave nga Covid-19 kalon 7 mijë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:04 0:00

Maqedonia e Veriut, numri i viktimave nga Covid-19 kalon 7 mijë

Në Maqedoninë e Veriut, u regjistrua viktima e shtatë mijtë nga koronavirusi që nga shpërthimi i pandemisë dhe kjo e bën këtë vend ndër më të prekurit në Evropë së bashku me Bosnjë-Hercegovinën dhe Bullgarinë, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Autoritetet shëndetësore dhe ekspertët thonë se shkalla e lartë e vdekshmërisë ka të bëjë me mos-interesimin e duhur për vaksinim. Deri më tani janë vaksinuar mbi 800 mijë persona, prej tyre mbi 766 mijë me dozën e dytë, ose rreth 35 për qind e popullatës.

Ritmi i vaksinimit ka rënë dukshëm në krahasim me pak muaj më parë kur vaksinoheshin mesatarisht nga 10 mijë persona, madje pritej në radhë për disa orë. Tani numri i atyre që kërkojnë të imunizohen është rreth 1500 në ditë.

Në Maqedoninë e Veriut janë përdorur një numër i konsiderueshëm i vaksinave kineze Sinopharm dhe Sinovac, që sipas gjetjeve shkencore, të konfirmuara nga autoritetet në Shkup, u bie efikasiteti mbrojtjës pas muajit të tretë të injektimit.

Autoritetet shëndetësore në vend kanë vendosur që personat të cilët kanë marrë vaksinat kineze, të mund të marrin dozën e tretë përforcuese të vaksinës Pfizer, pasi të kenë kaluar tre muaj nga marrja e dozës së dytë. Kjo u rekomandohet në veçanti atyre me sëmundje kronike, por edhe të tjerët mund ta marrin pasi është siguruar një numër i mjaftueshëëm i vaksinave Pfizer.

Ndërkohë, nëpër shkollat e mesme dhe nëntëvjeçare kanë filluar testet e shpejta me tampon për COVID-19 për të parë nëse ka nxënës që nuk shfaqin simptoma të sëmundjes e që mund ta bartin atë tek të tjerët. Për këtë, prindërit e nxënësve duhet të japin leje dhe deri tash, sipas njoftimeve zyrtare, nuk ka rezultuar ndonjë rast pozitiv.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe vlerëson se deri në fund të javës do të testohen rreth pesëqind fëmijë. Procesi është i ngadalshëm për shkak të dinamikës së dhënies së pëlqimit nga ana e prindërve, ndërsa Ministria e Shëndetësisë nuk mendon se do të ketë ndonjë rezistencë.

XS
SM
MD
LG