Lidhje

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Schmid, në Shkup


Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Helga Schmid po qëndron për vizitë në Shkup për t’u njohur me përgatitjet e Maqedonisë së Veriut para marrjes së kryesimit të organizatës në vitin 2023.

Sekretarja Schmid ka inkurajuar autoritetet maqedonase që të vazhdojnë me reformat dhe proceset demokratike, teksa theksoi rëndësinë për zbatimin e rekomandimeve para dhe pas zgjedhjeve. Zonja Shmid tha se në kohën e pandemisë së COVID-19 është shtuar trafikimi i njerëzve që lidhet me krimin e organizuar dhe se ky problem nuk mund të zgjidhet nga një shtet i vetëm. Ajo tha se OSBE-ja i kushton rëndësi luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe se për këtë organizata ka projekte për më shumë vende.

Autoritetet në Shkup kanë konfirmuar “përcaktimin e palëkundur në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, funksionimin e shtetit ligjor dhe përkushtimin drejt procesit të reformave në fushën e gjyqësorit, në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar, si dhe për qëndrueshmërinë dhe sigurinë rajonale.

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka theksuar se vendi i tij po bën përpjekje maksimale që procesi i kryesimit (me OSBE-në) të jetë i hapur dhe gjithëpërfshirës; se Maqedonia e Veriut ka kapacitet t’i përgjigjet kësaj detyre dhe se në kuadër të kryesimit do të orientohet drejt krijimit të zgjidhjeve, të cilat do të mundësojnë përparim dhe lëvizje pozitive në proceset e Organizatës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG