Lidhje

Amnesty International paralajmëron IOC për bisedën me tenisten kineze


Chinese tennis player Peng Shuai signs large-sized tennis balls at the opening ceremony of Fila Kids Junior Tennis Challenger Final in Beijing, China, Nov. 21, 2021, in this screen grab obtained from a social media video. (Twitter @QINGQINGPARIS via Reute

Organizata Amnesty International paralajmëroi se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar duhet të tregojë kujdes kundër fshehjes së mundshme të akuzave për të drejtat e njeriut pas bisedës me tenisten kineze Peng Shuai. Vendndodhja e tenistes Peng, ish kampione e botës, u bë një shqetësim ndërkombëtar tre javë më parë, pasi ajo pretendoi se ish-zëvendëskryeministri i Kinës Zhang Gaoli e kishte sulmuar seksualisht.

Amnesty International paralajmëron IOC për bisedën me tenisten kineze
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:34 0:00

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar tha në një deklaratë se tenistja Peng zhvilloi një videokonferencë 30 minuta me presidentin e organizatës, Thomas Bach të dielën gjatë së cilës ajo tha se ishte e sigurtë dhe në gjendje të mirë në shtëpinë e saj në Pekin dhe se po kërkonte të kishte privatësi.

Grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe të tjerë kanë bërë thirrje për bojkotimin e Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin në shkurt për shkak të gjendjes së të drejtave të njeriut atje. Shoqata e Tenisteve Femra gjithashtu ka kërcënuar të tërheqë turnetë e këtij sporti nga Kina.

Duke folur për agjencinë Reuters të hënën (22 nëntor), studiuesi i organizatës Amnesty Internantional me bazë në Hong Kong, Alkan Akad, tha se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar po hynte në 'ujra të rrezikshëm'.

"Ata duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm që të mos marrin pjesë në asnjë fshehje të shkeljeve të mundshme të të drejtave të njeriut. Në të kaluarën kemi parë raste të ngjashme ku njerëzit nuk kanë patur mundësi tjetër veç të thonë ato që u janë diktuar. Komunikimi mes Komitetit Olimpik dhe Peng Shuait nuk është bindës se ajo po shprehet lirisht dhe është e sigurtë.

Zoti Akad thotë se komiteti duhet të lehtësojë dhe promovojë dëshirat e lojtarëve për të folur kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe gjithashtu duhet të bëjë thirrje për mbrojtje më të mirë të të drejtave të njeriut, duke përfshirë lirinë e shprehjes dhe hetime efektive të këtyre akuzave në Kinë.

Më 2 nëntor, Peng postoi në mediat sociale kineze se Zhang e kishte detyruar atë të kryemte marrëdhënie seksuale dhe më vonë ata patën një marrëdhënie konsensuale. Postimi u hoq rreth gjysmë ore pasi u postua.

As Zhang dhe as qeveria kineze nuk i kanë komentuar akuzat e tenistes Peng.

Zyra e Informacionit e Këshillit Shtetëror të Kinës nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania i kanë bërë thirrje Kinës që të sigurojë prova për vendndodhjen e tenistes Peng dhe ministri i jashtëm i Francës tha të dielën se autoritetet kineze duhet ta lejojnë atë të flasë publikisht.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar refuzoi një kërkesë të agjencisë Reuters për një intervistë me një zëdhënës dhe një kërkesë për të publikuar një kopje të video-telefonatës midis zotit Bach dhe tenistes Peng.

XS
SM
MD
LG