Lidhje

Ekonomistët: Modeli i investimeve kineze në Afrikë po fiton mbështetje publike


Africa

Ekonomistët thonë se modeli i investimeve kineze në Afrikë po fiton mbështetje publike, edhe pse barra e borxheve për këto vende po shtohet.Sipas ekspertëve të ekonomisë, investimet miliarda dollarshe të Shteteve të Bashkuara në Afrikë janë më pak të dukshme dhe kanë më pak ndikim në jetën e përditshme të njerëzve.

Ekonomistët: Modeli i investimeve kineze në Afrikë po fiton mbështetje publike
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:12 0:00

Dyqani i Catheren Kiura është njëri nga mijëra bizneset në Kenia që furnizohet nga Kina dhe vendet perëndimore. Por, ajo thotë se produktet kineze shiten më shpejt.

"Kemi mallra të cilësisë së lartë, e deri tek ato më pak cilësore. Varet se çfarë kërkon klienti, sepse ne shesin sipas nevojave të tyre. Nëse duan një llampë që kushton 30 shilinga e kam, por kam edhe të tjera që kushtojnë 50 shilinga“, thotë tregtarja Kiura.

Elektronika është sektori ku kompanitë kineze synojnë të investojnë në Afrikë. Vendasit thonë se investime të tilla ndikojnë drejtpëdrejt në jetën e tyre të përditshme.

“Në dyqane shohim shumë produkte kineze. Edhe projektet qeveritare vijnë nga Kina, ndërsa investimet amerikane nuk i shohim në terren. Dëgjojmë se Amerika bëri këtë ose atë, por njerëzit e zakonshëm nuk i shohin ato”, thotë Joseph Kamau, banor i Nairobit.

Ekspertët thonë se modeli i investimeve nga vendet e huaja është çelësi në garën për shtrirjen e ndikimit në Afrikë.

"Kina ka ndjekur paratë e saj në vendet ku ka investuar, ndryshe nga huadhënësit tjerë, ajo ka ndjekur projektet e saj me inxhinierë, e ndonjëherë edhe duke angazhuar punëtorët e vet. Rezultati është ndikimi i dukshëm”, thotë ekonomisti Wahoro Ndoho.

Gjatë vizitës së tij në tri vende afrikane javës që shkoi, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara po investojnë në kontinent, pa i futur vendet në nivele të paqëndrueshme borxhi.

Ekonomistët thonë se dallimi është i rëndësishëm.

“Nëse shihni pamjen e përgjithshme të borxheve, jo vetëm të kredive komerciale ku Kina është e përqëndruar, dollari në terren dhe përfshirja e institucioneve si Banka Botërore dhe FMN, institucionet bilaterale dhe multilaterale, i japin Perëndimit një avantazh”, thotë zoti Ndoho.

Në përpjekje për të forcuar lidhjet me Afrikën, Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të organizojë një samit të udhëheqësve afrikanë më 2022.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG