Lidhje

Suedi, parlamenti zgjedh kryeministren e parë grua


Parlamenti i Suedisë zgjodhi Magdalena Andersson si kryeministren e parë grua të vendit.

Ajo shërbente më parë në detyrën e ministres së Financave dhe në fillim të muajit nëntor u zgjodh kryetare e Partisë Socialdemokrate.

Zonja Andersson zëvendëson në të dy këto funksione, Stefan Lofven, i cili dha dorëheqjen më herët gjatë këtij viti.

Zgjedhja e zonjës Andersson në detyrën e kryeministres shënon një moment historik për vendin.

Prej dekadash Suedia është parë si një nga vendet më të përparuara të Evropës për sa i takon marrëdhënieve gjinore, por që ende nuk kishte zgjedhur një grua në postin e rëndësishëm politik.

XS
SM
MD
LG