Lidhje

Kosovë: 20 mijë euro për këdo që ofron informacion mbi vrasjet në Deçan


Autoritetet në Kosovë thanë të dielën se do të ofrojnë një shpërblim prej 20 mijë eurosh, për këdo që jep informacion që do të mundësonte arrestimin e autorit apo autorëve të vrasjes së tre personave të premten mbrëma.

Të tre personat, dy nga të cilët nxënës, u vranë nga të shtënat me armë zjarri mbi një autobus në afërsi të fshatit Gllogjan të komunës së Deçanit, rreth 90 kilometra në perëndim të Prishtinës.

Të dielën u kryen ceremonitë e varrimit të viktimave të sulmit, për ndriçimin e të cilit autoritetet thanë se po zhvillohen hetime të ngjeshura në disa pista, por ende nuk ka pasur të arrestuar.

Qeveria dhe polica ofruan të dielën një shpërblim prej 20 mijë eurosh për këdo që ofron informacione që do të ndihmonin ndriçimin e këtij rasti.

Të shtuan, drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se deri më tash nuk ka asnjë të dhënë apo provë që incidenti të ketë pasur qëllime terroriste dhe se sipas tij aktualisht dyshimet janë që sulmi është kryer nga një person me mundësinë që të jetë mbështetur nga të tjerë.

Incidenti nxiti reagime të ashpra të institucioneve vendase e ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG