Lidhje

Kosova feston 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë


Edhe në Kosovë me veprimtari të shumta kulturore e artistike po kremtohet 109 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, ku 28 nëntori tradicionalisht është kremtuar si ditë e flamurit kombëtar shqiptar.

Udhëheqësit politik të Kosovës në përgëzimet e tyre vlerësojnë se festa e flamurit është një prej vlerave më të mëdha të kombit shqiptar dhe ajo është e përjetësuar për të gjitha gjeneratat e ardhshme.

Kosova feston 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:00:55 0:00

28 nëntorin shqiptarët e Kosovës e kremtojnë edhe si ditën e daljes së parë publike të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1997 dhe ditëlindjen e komandantit të saj legjendar Adem Jashari.

28 nëntori nuk është përfshirë në festat shtetërore të Kosovës, por është radhit në mesin e festave përkujtimore si festë e shqiptarëve. Të hënën në Kosovë është ditë pushimi e shpallur me vendim të posaçëm të qeverisë së vendit.

XS
SM
MD
LG