Lidhje

Shkodër, ndalohen dy persona të dyshuar për vrasjen e ish deputetit Pashko Ujka


Pashko Ujka
Pashko Ujka

Policia e Shkodrës ka ndaluar të enjten dy persona, të dyshuar si autor të vrasjes së ish deputetit dhe ish kryetarit të komunës Velipojës, Pashko Ujka. Zëdhënësja e policisë i tha Zërit të Amerikës se dy të dyshuarit janë shoqëruar në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Shkodrës, ku po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Ish deputeti Pashko Ujka ishte i shoqëruar nga bashkëshorja, kur u plagos të hënën në mbrëmje, në afërsi të banesës, në qendër të qytetit të Shkodrës. Sipas saj, nuk është dëgjuar e shtënë arme, ç’ka lë të dyshohet se ndaj tij është qëlluar me armë me silenciator. Ish deputeti Ujka u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku, megjithë kujdesin e ekipeve mjeksore, nuk arriti t’i mbijetojë një plage të marrë në kurriz.

Dyshimet e para rreth vrasjes së Pashko Ujkës lidhen me detyrën e tij si kryetar i komunës së Velipojës në periudhën 2011-2015, komunë kjo, që në atë periudhë, administronte një nga plazhet më të rëndësishme të vendit, atë të Velipojës, me një numër të madh ndërtimesh të jashtë ligjëshme.

XS
SM
MD
LG